Termi “mbrojtja e fëmijëve” është një term i ri në Shqipëri, kjo edhe për shkak se mbrojtja e fëmijëve u rregullua me ligj vetëm në vitin 2010. Ndërkohë që shtetet perëndimore, që mbas vitit 1945 e në vijim, filluan të ndërtonin sisteme të plota të mbrojtjes së fëmijës, të cilat me kohë kanë ardhur duke u modernizuar dhe përshtatur me realitetin dhe problemet me të cilat përballen fëmijët.

Ligji “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve” në Shqipëri, në Nenin 3, paragrafin 8 të saj, e përkufizon mbrojtjen e fëmijëve, si më poshtë:

Neni 3
“Mbrojtje e fëmijës” është parandalimi dhe përgjigjja ndaj dhunës, keqtrajtimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit të fëmijës, përfshirë rrëmbimin, shfrytëzimin seksual, trafikimin dhe punën e fëmijës.

 

Ndërsa një sërë organizatash nndërkombëtare për fëmijët e përkufizojnë mbrojtjen e fëmijës si:

Masat dhe strukturat për të parandaluar dhe reaguar ndaj abuzimit, neglizhencës, shfrytëzimit dhe dhunës ndaj fëmijës.

Në terma më të thjeshtë, mbrojtja e fëmijëve nënkupton mbrojtjen e fëmijëve nga dëmtimi. Dëmi përfshin dhunën, abuzimin, shfrytëzimit dhe neglizhencës. Qëllimi i mbrojtjes së fëmijëve është të promovojë, mbrojë dhe përmbushë të drejtat e fëmijëve për mbrojtje nga abuzimi, neglizhimi, shfrytëzimi dhe dhuna, siç shprehet në Konventën e KB për të drejtat e fëmijëve dhe të tjera.