Tre janë format më të shpeshta të dhunës ndaj fëmijës: keqtrajtimi emocional, keqtrajtimi fizik dhe ai seksual. Bulizmi ndërmjet fëmijëve manifestohet shpesh nëpërmjet dhunës fizike dhe emocionale.
KEQTRAJTIMI EMOCIONAL
Keqtrajtimi emocional ndalon rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Ai përfshin mospranimin e fëmijës, mungesen e dashurise, poshtërimin, aktët kaotike, të pamatura apo edhe armiqësore të cilat terrorizojnë, frikësojnë ose e vendosin fajin tek fëmija.
Mosnjohja e fëmijës, mungesa e afersisë dhe dashurisë për fëmijën, e demtojnë aftësitë intelektuale dhe psikologjike, si edhe aftësinë e fëmijës për të funksionuar si qënie normale me sjellje normale. Keqtrajtimi emocional shpesh herë merr format e sulmeve verbale, denigrimit konstant, ofendimit, kritikës apo poshtërimit, e cila minon vetëvlerësimin e fëmijës dhe mirëqënien e tij emocionale.
Është e rëndësishme të nënvizojmë se keqtrajtimi emocional karakterizohet nga forma të vazhdueshme të sjelljeve negative prindërore. Për një prind abuzues femija nuk është kurrë i mirë mjaftueshëm, dhe vazhdimisht behet subjekti i debatit apo të bërtiturave në shtëpi.
Në një marrëdhënie të tillë femija nuk di si të mbrojë veten. Fëmija i abuzuar sistematikisht nuk beson më tek vlerat e vetes, por pret që të tjeret ta vleresojnë atë dhe në bazë të asaj që shohin të tjeret tek ai, ai vlerëson vetën.
KEQTRAJTIMI FIZIK
Keqtrajtimi fizik është një dËmtim jo aksidental e fëmijës, i cili fillon nga hematomat e lehta të dukshme në lëkurë, deri tek kockat e thyera, shenjat dhe vragat, demtimet e trurit, laceracionet, demtimet e mëdha neurologjike apo edhe vdekja e fëmijës. Karakteristikë është që keto demtime janë me të rënda sesa aryseja për të cilën ka ndodhur!
Duhet bërë kujdes për të bërë diagnozen diferenciale, sepse shpesh këto shenja mund të imitojnë edhe semundje të tjera trupore dhe mund të keqkuptohen si shenja të dhunës ndaj fëmijës. Keqtrajtimi fizik i fëmijës ka treguar se pasojat janë të rënda si në aspektin fizik ashtu dhe atë psikologjik. Këto pasoja mund të zgjasin përgjatë të gjithë jetës.
DHUNA SEKSUALE
Thuajse 1 dhe 10 fëmijë në Shqipëri është viktimë e dhunës seksuale. Statistikat tregojnë se fëmijët abuzohen seksualisht nga njërez, të cilët janë afër apo të njohur të viktimës.
Në ndryshim me keqtrajtimin fizik, keqtrajtimi seksual është me i vështire për t’u treguar. Shpesh frika për mbrojtjen përsonale, frika për familjen dhe efektet mbi të, turpi, dënimi, bëjnë që fëmija të mos tregojë mbi dhunën seksuale. Fëmijët, të cilët e tregojnë keqtrajtimin seksual menjëhere, janë fëmijë të cilët kanë marrë edukim seksual më parë, duan të mbrojnë veten dhe të tjerët, kanë dëshirën për të folur me dikë për diçka jo të pazakonshme.
Fëmijët i përgjigjen në mënyra të ndryshme keqtrajtimit seksual dhe kjo reflekton diferencat individaule të fëmijëve, por edhe të familjes. Problemet që mund të shfaqen janë stresi post traumatik, probleme me sjelljen seksuale, probleme të përshtatjes, agresivitet, dhe depresion të rëndë. Eksperiencat disasociuese janë të shpeshta në keto raste, sepse kjo është një nga mënyrat se si fëmija del nga situata të tilla. Ka raste që si pasojë e dhunës seksuale, preket kujtesa, identiteti, dhe percepsioni si proces. Zakonisht disasocimi ndodh në traumat e shkaktuara në fëmijëri. Në ketë mënyrë fëmijët mundohen të harrojnë atë që ka ndodhur. Menaxhimi i zemërimit është një problem, i cili do të shihet për një kohë të gjatë tek viktimat.
Pasojat, që paraqitën tek fëmijët, do të shfaqën në të ardhmen në formën e sjelljeve seksuale agresive, përpjekje për të përfshirë të tjerët në sjelljet e tyre seksuale, masturbim dhe sjellje të tjera seksuale, të cilat imitojnë sjelljet seksuale të të rriturve. Dhuna seksuale shkakton probleme në marrëdhëniet e mëtejshme të fëmijës me të tjerët, përfshi edhe qëndrime negative për marrëdhënien seksuale.
BULLIZMI
Bullizëm është një fjalë që vjen nga anglishtja dhe që mund të përkëthehet në shqip si dikush që sillet si dem. Mirfilltazi bullizmi është dhunë ndërmjet vetë fëmmijëve. Shoqata Amerikane kundër Bullizmit e përkufizon atë si një keqpërdorim të vazhdueshëm dhe të qëllimshëm të pushtetit në një marrëdhënie përmes sjelljeve të përsëritura verbale, fizike dhe / ose sociale që synojnë të shkaktojnë dëm fizik, shoqëror dhe / ose psikologjik. Mund të përfshijë një individ ose një grup që keqpërdor fuqinë e tij, ose fuqinë e perceptuar, mbi një ose më shumë persona që ndjehen të paaftë ta ndalojnë atë të ndodhë.
Ngacmimi mund të ndodhë personalisht ose në internet, përmes platformave dhe pajisjeve të ndryshme dixhitale dhe mund të jetë i dukshëm (i hapur) ose i fshehur (i fshehtë). Ngacmimi përsëritet, ose ka mundësi të përsëritet, me kalimin e kohës (për shembull, përmes shkëmbimit të të dhënave online etj).
Ngacmimi i çfarëdo forme ose për ndonjë arsye mund të ketë efekte të menjëhershme, të mesme ose afatgjata për ata që janë përfshirë, përfshirë këtu edhe kalimtarët ose vëzhguesit e ngjarjeve ku ka bullizëm.
Incidentet që ndodhin një herë të vetme dhe konfliktet ndërmjet personave që mund të konnsiderohen “të barabartë„ - qoftë ballë për ballë apo në internet, nuk konsiderohen bullizëm.