Të jesh i mbrojtur është e drejta e çdo fëmije. Fëmijët janë në gjendje të gëzojnë të drejtat e tyre kur faktorët e nevojshëm mbrojtës janë krijuar për të mbështetur zhvillimin e tyre. Megjitatë disa fëmijë janë më të pambrojtur se të tjerët dhe kanë nevojë për vëmendje të veçantë.

Duke marrë në konsideratë moshën e një fëmije dhe zhvillimi fizik, mendor, emocional dhe shoqëror, aty do të gjejmë të gjithë përbërësit që ndikojnë në cenueshmërinë e tyre dhe që rrisin ose ulin mundësinë e abuzimit. Ka shumë faktorë që mund t’a bëjnë një fëmijë të jetë i pambrojtur.

Faktorët mund të përfshijnë, për shembull, aftësinë e kufizuar, të qenit i lindur jashtë martese, ose kur fëmija është pa kujdestarët e tij parësorë. Fëmijët në kujdestari ose që jetojnë me prindërit e prindërve mund të jenë më të rrezikuar sesa fëmijët e lindur dhe që jetojnë me familjen e tyre biologjike. Faktorët gjinorë janë domethënëse dheluajnë një rol të madh në përcaktimin e cenueshmërisë në kontekste dhe kultura të ndryshme.

Stresi mjedisor gjithashtu mund deri në një farë mase të kontribuojë në rritjen e rrezikut të dhunës dhe abuzimit të fëmijëve përfshirë varfërinë dhe mungesën e ushqimit, papunësinë dhe shumë arsye të tjera të stresit personal dhe atij familjar.

Të gjitha format e abuzimit kanë ndikim negativ në zhvillimin normal dhe të shëndetshëm të fëmijës, rritjes dhe zhvillimit të tij. Nisur nga kjo shkollat dhe mësuesit në shumë vende të botës kanë zhvilluar Kode apo standarte të Sjelljes për mësuesit dhe edukatorët, në mënyrë që jo vetëm fëmijët të jenë të mbrojtur, por edhe trupa mësimore dhe mësuesit të jenë të aftësuar për kujdesin ndaj fëmijëve dhe për t’u sjellë e vepruar në mënyrë të tillë, që nuk shkelen të drejtat e fëmijës, por për më tepër fëmijët nuk dëmton nga sjellja e mësuesve të tyre.