Që prej vitit 2010, Shqipëria konsiderohet ndër ato vende që e kanë përcaktuar me ligj se kush konsiderohet fëmijë, duke e sjellë legjislacionin e vendit në përputhje me atë ndërkombëtar. Konventa për të Drejtat e Fëmijës, e adoptuar nga Asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 1992, në nenin 1 të saj, jep këtë përkufizim:
Neni 1
Në këtë Konventë, me fëmijë kuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet.
Në vijim të këtij parimi, Ligji Nr. 18/2017, në Nenin 3, paragrafi 4, e përkufizon fëmijën si më poshtë:
Neni 2
“Fëmijë” është çdo person nën moshën 18 vjeç. Në rastin kur mosha e personit është e pamundur të përcaktohet saktë, por ka arsye të besohet se personi është fëmijë, ai konsiderohet fëmijë, në kuptim të këtij ligji, derisa mosha e tij të përcaktohet sipas legjislacionit në fuqi.
Siç shihet edhe nga përkufizimi i dhënë nga ligji, kemi një zgjerim të konceptit të fëmijës, për ta shtrirë atë edhe mbi persona, të cilët ndonëse jo detyrimisht janë fëmijë, përsëri duhen trajtuar si të tillë, derisa të provohet e kundërta. Kjo vlen edhe për arsimindhe shkollën, sidomos për fëijët të cilët mund të rezultojnë të paregjistruar në gjendjen civile ose janë fëmijë refugjatë ose azilantë, shqiptarë ose të huaj, por që janë kthyer në Shqipëri ose kanë hyrë këtu për t’u mbrojtur nga konfliktet në vendet e tyre, apo në disa raste kur janë viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit seksual.