Si mund të kuptojmë që një fëmijë është viktimë e keqtrajtimit dhe abuzimit? Cilat janë shenjat që ai paraqet nga llojet e ndryshme të keqtrajtimit? A do të jemi në gjendje të kuptojmë drejt nëse fëmmija është i abuzuar emocionalisht ose fizikisht? Keto janë pyetje që shpesh shkaktojnë shumë diskutime dhe mendime tek profesionistët në këtë fushe.
Është shumë e vështirë dhe duhet shumë eksperience në ketë fushe për të dalluar nëse disa shenja tregojnë abuzime të tipit emocional, lenie pas dore, apo abuzim fizik. Kjo ndodh sepse fëmijët, të cilët përjetojnë një abuzim, mundet të viktimizohen edhe nga lloje të tjera të keqtrajtimit në të njëtën kohë.
Megjithatë disa shenja tregojnë me tëpër dhe bejnë një lloj diferencimi ndermjet abuzimeve. Hipervigjilenca, vetëleresimi i ulët për veten, sjellje apatike në shoqëri, mos reagimi me enërgji pozitive, depresioni, paaftësitë serioze për të pasur vemendjen kur dikush flet, dhe paaftësia për tu përgjigjur me të njëjtën menyre sjelljeje tregojnë me tëpër për fëmijë të lenë pas dore nga prinderit.DEMTIMI I ZHVILLIMIT TË FËMIJËS
Fëmijëve, të cileve iu mungojnë gjerat bazë sociale dhe nevojat psikologjike të jetës, ushqimi, dashuria, kujdesi shendetësor, arsimimi, stimulimi social dhe intelektual, konsiderohen se janë në rrezik për t’u dëmtuar gjatë zhvillimit të tyre. Një mjedis me disavantazhe të tilla është i shoqëruar me demtime të zhvillimit social, afektiv dhe funksional.
Studimet tregojnë që vetëm një faktor stresues i vetëm si psh: varferia, ose ndarja e prindërve, shkëputja nga shkolla, mund të rrise problemet e kriminalitetit tek fëmijët dhe braktisjen e shkollës.
Po ashtu edhe keqtrajtimi i fëmijëve, deprivimi emocional dhe forma të tjera të keqtrajtimit mund të prekin fëmijët, por kjo gje varet nga intensiteti i ngjarjes, kohëzgjatja dhe eksperiencat e tjera të fëmijës.
Që të arrijme të kuptojme shkallën e dëmtimit nga eksperienca të tilla duhet të vlerësojmë natyrën dhe shpështësinë e keqtrajtimit mbi fëmijën, karakteristikat e prindit dhe rrethanat pse ndodh dhuna.
Pasojat e keqtrajtimit janë me efekt të shkurtër dhe të gjatë në kohë. Studiues të ndryshëm kanë arritur në konkluzionin se pasojat e dhunës fizike, seksuale, emocionale, bulizmit dhe neglizhencës janë më të rënda nga sa mendohej. Është identifikuar një listë e pasojave negative tëk fëmijët e keqtrajtuar dhe tek të rriturit, të cilët kanë qënë të abuzuar më parë në fëmijërinë e tyre.
Tek disa fëmijë eksperiencat sociale kanë kompensuar pasojat e keqtrajtimit, por në disa të tjerë efektet negative, të cilat shfaqen pas një kohë të gjatë, kanë qenë të paevitueshme. Shumë kerkime shkencore psikologjike janë fokusuar kohët e fundit mbi efektet në kohë të shkurtër dhe të gjatë të keqtrajtimit, bulizmit dhe neglizhenvcës. Keto studime tregojnë se të gjitha format e keqtrajtimit japin si rezultat një listë të gjatë të “semundjeve psikologjike”.
SHENJAT E KEQTRAJTIMIT, BULIZMIT DHE NEGLIZHENCËS TEK FËMIJËT
Problemet me sjelljen, shfaqja e agresivitetit me të tjerët, armiqësia kundër figurave autoritare, sjellje të kundraligjshme, probleme me sjelljet seksuale apo probleme të përshtatjes në mjedise të ndryshme. Shfaqja e zemërimit me ose pa provokim janë karaktëristika të dallueshme për fëmijët e abuzuar.
Keta fëmijë e kanë të lehtë t’i përgjigjen agresivitetit të të tjerëve me rezistencë. Në ndryshim nga fëmijët e neglizhuar, të cilët janë të observuar dhe shfaqin largësi nga bashkemoshataret dhe kanë me tëpër veshtiresi të përballojnë situata të tilla, fëmijët e abuzuar janë me vigjilentë dhe mesojnë të sillen në një mënyrë për t’i kenaqur të tjeret dhe kjo vjen nga deshira për të reduktuar rrezikun e ushtrimit të dhunës dhe për të shtuar komunikimin ndermjet nënës dhe fëmijës gjatë fëmijërise.
Fëmijët e keqtrajtuar janë gjithashtu me të prirur për të vuajtur nga probleme të brendëshme emocionale si depresioni, ankthi, dhe mungesa e lidhjeve sociale, e cila tregohet me vështiresi në marrëdhëniet me moshatarët. Një nga patologjitë me të shpeshta është ankthi dhe depresioni, i cili mundet të jetë me pasoja të renda për jetën. Vetëvrasjet janë me të shpeshta tek fëmijët e abuzuar dhe që më pas, në adoleshence, paraqesin probleme të çrregullimeve emocionale. Shfaqja e depresionit dhe e mendimit që ata vlejnë shumë pak, është nga shenjat me të ndeshura.
SHENJAT E DHUNËS FIZIKE
- Dëmtimet e shkaktuara nga goditjet e forta në kokë mund të shkaktojnë edhe hemorragji cerebrale;
- Dëmtime në indet e buta, djegiet në ujë, dëmtime skeletale, spinale, asfiksi, mbytje, helmimet, semundje te induktuara si: dhimje koke, dhimbje të stomakut, dhe sëmundje të tjera.
- Frakturat e kockave, hematoma të mëdha, fraktura të brinjeve dhe të kafkes etj.
- Vonesa në të folur
- Veshtirësi në të mësuar
- Vemendje jo te mire ne procesin mesimor
- Paaftesi per te kontrolluar impulset dhe arritje jo te mira ne shkolle.
Fëmijët e abuzuar nuk krijojnë marrëdhënie besimi me njerzit dhe lidhje, të cilat duhet të zgjasin normalisht për një kohë të gjatë. Në të ardhmen keto lidhje do të reflektojnë problemet në bashkëjetësë apo në marrëdhëniet në çift. Viktimat e keqtrajtimit shpesh paraqësin probleme me keqtrajtimin e substancave të ndryshme alkoolin, narkotikët, apo substanca të tjera. Gjithashtu keqtrajtimi rrit shfaqjen e problemeve në sjelljen seksuale.
Përsa i përket zhvillimit njohës, keqtrajtimi i fëmijëve dhe lenia pas dore e tyre, është faktor risku i lartë për ndikimin tek inteligjenca e fëmijës dhe braktisja e shkollës. Fëmijët e keqtrajtuar tregojnë vonesa të zhvillimit, probleme me gjuhën, sidomos në fushat në të cilat kërkohët zhvillim njohës dhe aftësi për të njohur emocionet tek të tjerët. Ndalimi i zhvillimit të gjuhës emocionale mund të jetë përshtatur për fëmijët e keqtrajtuar, sepse shprehja e ndjenjave mund të shërbejë si nxitës i keqtrajtimit të vazhdueshem. Probleme me gjuhën dhe me shprehjen janë gjetur edhe tek fëmijët, të cilët janë me atachment të pasigurt, qoftë tek parashkollorët apo edhe tek fëmijët e moshës shkollore.
SHENJAT E DHUNËS SEKSUALE
- Kanë ndjenja të ulta të vetëvleresimit apo të vetëbesimit;
- Tërhiqen nga shoqeria me fëmijët e të njëjtes moshe
- Shfaqin ndjenja të mosvlëresimit të vetes;
- Shikojnë të frikësuar prindëerit
- Shfaqin çrregullime të të ngrënit dhe vështirësi në ushqyerje;
- Kanë ide të vetëvrasjes
- Kanë çregullime të gjumit
- Shfaqin tension, ankth dhe agresivitet
- Shfaqin simptomat e Stresit Postraumatik (PSTD)
- Kanë tendenca të izolimit
- Njohje të parakohshme të sjelljeve seksuale, te papërshtatshme me moshen.
Aftësia për të treguar emocione apo empati për të tjerët është e cunguar tek fëmijët e abuzuar. Qëndrimi për një kohë të gjatë nën sjellje abuzive shkakton një vonëse apo ndalim të zhvillimit të sensitivitetit emocional.
Është e mundur që të identifikohen fëmijët, të cilët shfaqin agresivitet me moshatarët (bulizëm), nuk zotërojnë aftësinë për të qetësuar dhe ndihmuar të tjeret, të cilët janë në nevojë. Këta fëmijë janë “rezistëntë” dhe është parë që vijnë nga familje që kanë investuar pak në drejtim të krijimit të lidhjeve shpirtërore dhe të shfaqjes se dashurise për njëeri-tjetrin.
Po ashtu edhe vetëvlerësimi i këtyre fëmijëve është i prekur dhe kjo vjen nga problemet e hershme të zhvillimit dhe të attachment, i cili do t’i ndihmonte ata në drejtim të zhvillimit të konceptit për veten. Ata kanë imazh të varfër apo gjykim të shtremberuar për vetën në krahasim me të tjerët.
Pasojat të cilat shfaqen pas një kohë të gjatë mbas keqtrajtimit nuk janë më pak dramatike. Të rriturit të cilët janë keqtrajtuar si fëmijë kanë një risk me të lartë për të zhvilluar çrregullime psikiatrike si depresioni, stresi post traumatik (PTSD), çrregullime të përsonalitetit, psikoza, etj. Ata janë më të prirur se të tjerët të zhvillojnë sjellje si abuzimi me alkoolin dhe lëndët narkotike, apo të tregojnë sjellje vetëshkatërruese.
Paaftësia për të krijuar marrëdhënie të qëdrueshme intime si dhe veshtirësitë e përshtatjes me profesionin, janë një tjetër karaktërisitike e viktimave të dbunës, kur ata rriten. Shpeshherë viktimat e keqtrajtimit përfshihen në probleme me drejtësinë penale, në sjellje agresive përfshirë edhe dhunën në familje si dhe manifestojnë me raste inteligjencë të ultë.
Pra siç duket pasojat dhe kostoja e keqtrajtimit janë të pallogaritshme. Viktimat e keqtrajtimit kur behen prindër e shfaqin vështiresi për të qenë empatike ndaj fëmijëve të tyre, mund të përsërisin të njëjtat sjellje abuzuese ndaj fëmijëve të tyre dhe në ketë mënyrë ky cikel mbetët një cikel vicioz keqtrajtimi brezash të abuzuar.