Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri “ALO 116” është një pikë kyçe e sistemit të shërbimeve referente për to.
Linja Kombëtare për Fëmijët është në dispozicion të fëmijëve në të gjithë vendin, por ajo përqëndrohet gjithashtu në fëmijët në nevojë si: fëmijët e dhunuar, abuzuar apo keqtrajtuar, fëmijët në situatë rruge, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët që janë në konflikt me ligjin etj. Ky program nuk përjashton as prindërit, mësuesit, edukatorët apo personat që punojnë me fëmijët dhe personat e interesuar për informacione/këshilla për fëmijët.
Gjithashtu ALO 116 punon për përmirësimin e sistemit të mbrojtes së fëmijëve nëpërmjet advokacisë dhe mbështetjes së një sistemi që i përgjigjet fëmijëve që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje.
Gjithashtu ALO 116 punon për përmirësimin e sistemit të mbrojtes së fëmijëve nëpërmjet advokacisë dhe mbështetjes së një sistemi që i përgjigjet fëmijëve që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje.
Referuar rolit të ALO 116 në sistemin e mbrojtes së fëmijëve, ka dalë si nevojë ndërgjegjësimi dhe rregullimi i standardizuar i referimit dhe raportimit të rasteve të dhunës.
Qëllimi kryesor
Sistemi i mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri ka disa boshllëqe dhe kufizime të evidentuara, lidhur me referimin dhe raportimin e dhunës. Disa mangësi që mund të përmendim janë: mungesa e sistemit të referimit dhe mos raportimi për rastet e dhunës, në shërbimet mjeksore, shërbimet këshilluese, shërbimet ligjore dhe sociale, në asistencën që ofrohet në staticionet e policisë; mungesa e ndërgjegjësismit mes profesionistëve në institucione, mbi detyrimet ligjore për raportimin e rasteve të dhunës; mungesa e mekanizmave për monitorimin dhe vlerësimin e shërbimeve dhe përmirësimin e politikave; Këto mangësi nxjerrin në pah nevojën për ngritjen e mekanizmave të rinj që ndihmojnë në regjistrimin, identifikimin, raportimin dhe referimin e rasteve të dhunës.
Kërkesat dhe përgjegjësitë e kontraktorit:
Kontraktori do të ndërmarrë këto përgjegjësi:
Kontraktori do të ndërmarrë këto përgjegjësi:
- Të analizoje situatën e shërbimeve që operojnë aktualisht përsa i përket dhunës kundër fëmijëve;
- Të vlerësojë mangësitë e kyresore të shërbimeve dhe mekanizmat që funksionojnë në ndihmë të përmirësimit të shërbimit;
- Të mbajë një proces konsultativ me aktorët kryesorë që hartojnë politika dhe ofrojnë shërbime;
- Të evidentojë dhe vlerësojë nevojën e një platforme kombëtare për regjistrimin, referimin dhe raportimin e rasteve të dhunës;
- Të përgatisë një raport me gjetjet dhe rekomandimet e nevojshme përsa i përket situatës së shërbimeve, mekanizmave ndihmës dhe rolit të një platforme kombëtare si një mekanizëm ndihmës në këtë proces.
Ekspertët mund të dergojnë CV e tyre me email ne adresen alo116@crca.al ose me poste ne adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane brenda dates 14 tetor 2016.