Rreth Nesh

Rreth Nesh

Kush jemi Ne

Çfarë është?
Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët.  Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur. 

Si funksionon?
Alo 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët në Shqipëri vendos në qëndër të vëmëndjes fëmijët dhe të rinjtë duke i trajtuar dhe referuar kërkesat e tyre sipas nevojave që ata përcjellin pranë ALO 116. Është në dispozicion të gjithë fëmijëve në të gjitheë vendin, 24 orë në 7 ditë të javës dhe çdo ditë të vitit.

Alo 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët në Shqipëri funksionon si një shërbim unik për këshillimin e fëmijëve nëpërmjet telefonit në një qëndër të vetme thirrjesh (Call Center) të vendosur në Tiranë.

Këshillim Psikologjik

Shërbimi ofrohet nga një grup psikologësh dhe punonjësish socialë të cilët presin telefonatat e femijëve dhe i këshillojnë për problemet dhe shqetësimet e tyre. Ky shërbim përfshin dhe prindërit, mësuesit apo personat e interesuar.

Informacion

Shërbimi informacion është në dispozicion 24 orë në 24, çdo ditë të javës për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri dhe ofron informacion në lidhje me temat të cilat fëmijët dhe adoleshentët janë të interesuar.

Referim në shërbimet përkatëse sipas specifikës së rastit

Shërbimi përqëndrohet tek fëmijët në nevojë si: fëmijët e dhunuar, abuzuar apo keqtrajtuar, fëmijët e rrugës, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët që janë në konflikt me ligjin etj.

0
TELEFONATA KU FËMIJËT KANË KËRKUAR MBËSHTETJE PSIKO-SOCIALE
0
RASTE ABUZIMI DHE DHUNE NDAJ FËMIJËVE TE RAPORTUARA TE ALO 116.
0
72% DJEM KANË RAPORTUAR DHE KANË MARRË MBËSHTETJE TË ALO 116
0
28% VAJZA KANË RAPORTUAR DHE KANË MARRË MBËSHTETJE TË ALO 116

Alo 116 111

  • misioni ynë
  • qëllimi
  • Çfare ofron alo 116 111
  • Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 111

    Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët.  Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur.

    Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në institucionet përkatëse. ALO 116 si një shërbim i ri dhe unik në të gjithë Shqipëri synon ngritjen e standarteve dhe procedurave të duhuar në funksioan të një shërbimi cilësor për fëmijët.

    Filozofia jonë është të përfshijmë fëmijët në referimin e nevojave dhe problematikave që ata i shqetësojnë dhe t’i ndërgjegjësojmë ata për të drejtat e tyre.  Shërbimet e linjës synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve nëpërmjet avokatësisë dhe mbështetjes së një sistemi që i përgjigjet fëmijëve që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje.

    Vlerësimi dhe marrja në konsideratë e zërit të fëmijëve nëpërmjet ndërgjegjësimit të të gjithë partnerëve qendrorë dhe lokalë që punojnë me/për fëmijët, është moto e punës së ALO 116.

    ALO 116 është një mundësi për çdo fëmijë që të ndihmohet në një moment delikat të jetës së tij/saj.  Linja e Këshillimit për Fëmijët është një vend, ku e drejtat e çdo fëmije për t’u dëgjuar, për tu shprehur, për tu informuar dhe për të informuar mbi situatën e tij/saj respektohet dhe ai/ajo merr shërbimin e duhur, të ofruar nga një staf i kualifikuar.

    Shërbimi përqëndrohet tek fëmijët në nevojë si: fëmijët e dhunuar, abuzuar apo keqtrajtuar, fëmijët e rrugës, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët që janë në konflikt me ligjin etj. Ky shërbim përfshin dhe prindërit, mësuesit, edukatorët apo personat e interesuar për çështje lidhur me dhe për fëmijët.

    Misioni i ALO 116 është tu gjendet pranë fëmijëve në momentet e tyre më të vështira, duke mbrojtur dhe avancuar kauzën e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Ne punojmë që të mbrojmë mirëqenien e fëmijës, nëpërmjet këshillimit me telefon, referimit dhe mbrojtjes pro-aktive të të drejtave të fëmijëve.

  • Parimet kryesore të punës sonë janë:
    • Ne i përgjigjemi çdo telefonate 24 orë në 7 ditë të javës;
    • Ne i shërbejmë fëmijëve dhe të rinjëve në nivel kombëtar;
    • Ne ofrojmë këshillim dhe ndihmë për çdo fëmijë;
    • Ne ofrojmë sandartet më të mira të shërbimit për fëmijët dhe të rinjtë;
    • Ne referojmë çdo rast, që kërkon zgjidhje, pranë shërbimeve publike dhe private të mbrojtjes së fëmijës;
    • Ne luftojmë për të garantuar në punën tonë standardet më të larta dhe më profesionale të ofrimit të shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë;
    • Ne besojmë se çdo fëmijë dhe i ri, pavarësisht moshës apo aftësisë, gëzon të drejta të barabarta dhe ai është i aftë të identifikojë  dhe shprehet për problemet që e shqetësojnë;
    • Ne punojmë që të bëjmë të mundur pjesmarrjen e fëmijëve;
    • Ne jemi të aksesueshëm për fëmijët dhe të rinjtë edhe në forma të tjera alternative, si nëpërmjet internetit apo shërbimeve postare;
  • DEKLARATA E MISIONIT

    ALO 116 - Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët është një shërbim publik kombëtar këshillimi dhe referimi për fëmijët në Shqipëri. Ajo komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: 116 – Linja e Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri; 116-000 Linja e Telefonit për Fëmijët e Humbur dhe 116-111 Linja Pan-Europiane e Telefonit për Fëmijët.

    ALO 116 flet me fëmijët në momentet më të vështira të jetës së tyre. Ne punojmë që të mbrojmë mirëqenien e fëmijës, nëpërmjet këshillimit me telefon, referimit dhe mbrojtjes pro-aktive të të drejtave të fëmijëve. Parimet kryesore të punës sonë janë:

    • Ne i përgjigjemi falas çdo telefonate të fëmijëve, 24 orë në ditë në 7 ditë të javës;
    • Ne këshillojmë dhe informojmë fëmijët për çdo problem që ata kanë;
    • Ne i shërbejmë të gjithë fëmijëve;
    • Ne referojmë çdo rast, që kërkon zgjidhje, pranë shërbimeve publike dhe private të mbrojtjes së fëmijës;
    • Ne luftojmë për të garantuar në punën tonë standardet më të larta dhe më profesionale të ofrimit të shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë;
    • Ne besojmë se çdo fëmijë dhe i ri, pavarësisht moshës apo aftësisë, gëzon të drejta të barabarta dhe ai është i aftë të identifikojë dhe shprehet për problemet që e shqetësojnë;
    • Ne punojmë që të bëjmë të mundur pjesmarrjen e fëmijëve;
    • Ne jemi ne dispozicion edhe të fëmijëve që nuk kanë telefon, nëpërmjet postës dhe komunikimit me e-mail.
  • Objektivat kryesorë të Linjës së ALO 116 111 janë:

    Qëllimi kryesor i ALO 116 111 është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kur ata ndodhen në situatë rreziku dhe të sigurojë një qasje të përshtatshme që të gjithë fëmijëve duke:

    Objektivat kryesorë të Linjës së ALO 116 111 janë:

    • Përmirësuar  sistemin e mbrojtjes së Fëmijëve nëpërmjet advokacisë dhe mbështetjes të një sistemi efektiv për fëmijët që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje;
    • Marrë  në  konsideratë  zërin  e  vetë  fëmijëve  nëpërmjet  ndërgjegjësimti  të  gjithë  partnerëve sociale;
    • Lehtësuar fëmijët  në  nevojë  dhe  duke u përgjigjur   ndaj  nevojave  të  tyre,  duke  vënë  në  funksionim shërbime të kooordinuara.
  • Shërbimet që ALO 116 111 ka ofruar gjatë viteve janë:
    1. Informimi i fëmijëve të rinjëve, prindërve apo personave të tjerë që punojnë për fëmijët, rreth shërbimeve që ofron linja;
    2. Psiko-edukim mbi tematika të tilla si duhani, droga , sëmundjet seksualisht të trasmentueshme dhe karateristikave që ndjekin fazat e zhvillimit psiko-social dhe fizik tek fëmijët;
    3. Trajtim dhe ndërhyrje e menjëhershme për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik;
    4. Mbështetje emocionale për fëmijët dhe adoleshentët në gjëndje krize;
    5. Ofrimi i këshillimit profesional me telefonon dhe referimi I rasteve në shërbimet sociale që ofrojnë në Shqipëri, sipas nevojave të fëmijëve;
    6. Bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe organizatat private për të mundësuar ofrimin e ndihmës së nevojshme fëmijëve dhe familjeve;
  • ALO 116 111 në mënyrë të përditshme:

    Shërbimi ofrohet nga një grup psikologësh dhe punonjësish socialë të cilët presin telefonatat e femijëve dhe i këshillojnë për problemet dhe shqetësimet e tyre; informojnë në lidhje me temat të cilat fëmijët dhe adoleshentët janë të interesuar; dhe referojnë në shërbimet për të cilat fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë

  • Linja e telefonit për fëmijët e humbur ofron:
    • modelet më të mira në forcimin e ligjeve dhe agjensive të tjera
    • bashkëpunim me agjensitë private dhe publike
    • suport psikokogjik për fëmijët, prindërit ose personat e tjerë që denoncojnë humbjen e fëmijës
    • lobim dhe advokim në nivel institucional
    • shërbim 24 orë/7 nëpërmjet linjës 116-000
    • edukim dhe ndërgjegjsim publik
    • ndjekje rasti nëpërmjet një sistemi të avancuar komunikimi
    • mbështetje për krijimin një sistemi të unifikuar publik për fëmijët e humbur në nivel ndërkombëtar;
    • ngritje kapacitetesh për përmirësimin e shërbimeve për fëmijët në risk;
  • Si funksionon ALO 116-000

    Alo 116-000 do të funksionojë me një qendër thirrjeje (call center) e cila bën shpërndarjen e thirrjeve në 4 kabina gjithashtu në kuadër të të dhënave që vijnë në qendrën e thirrjeve bëhet klasifikimi i telefonatave sipas klasifikimit cilësor. Në këtë klasifikim përfshihen:

    • Lokalizimi fizik i fëmijëve (vendodhja e tyre) duke bashkëpunuar me institucionet dhe organizatat partnere kombëtare dhe ndërkombëtare.
    • Telefonata për këshillim: nëpërmjet të cilave u ofrohet këshillim psikosocial fëmijëve të humbur, rrëmbyer, trafikuar apo fëmijëve që shfaqin tentativa largimi nga shtëpia por gjithashtu edhe prindërve dhe të afërmve të tjerë të fëmijëve të humbur, rrëmbyer, trafikuar apo fëmijëve që janë larguar nga shtëpia.
    • Telefonata për informacion: Fëmijët telefonojnë për tu informuar mbi shërbimet që ofron ALO 116-000, ku mund të kërkojnë informacion për pasojat e vendimeve për tu larguar nga shtëpia në momentet kur fëmijët shfaqin tendenca për braktisje të shtëpisë, informacion për institucionet e ndihmës së shpejtë (polici, ambulancë, zjarrfikës).
    • Informacion për prindërit se si të sillen me fëmijët në momentet kur ata vërejnë se fëmijët shfaqin sjellje për tu larguar nga shtëpia apo për prindërit të cilët ndjehen të rrezikuar për mirëqënien fizike të fëmijeve të tyre;
    • Informacion për çdo profesionist që punon me/për fëmijët;
    • Referim në institucionet përgjegjëse;
  • VIOLEND

    PËRGJIGJA E SHKOLLËS PËR T’I THËNË STOP DHUNËS NDAJ FËMIJËVE

    Shqipëria, në vitet e fundit, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të vendosur shtyllat themelore në Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve. Korniza kryesore legjislative dhe politike rreth mbrojtjes së fëmijëve u përforcua gjatë 2017, me miratimin e Ligjit të ri për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit.

    Megjithatë, i gjithë sistemi është në fillimet e tij dhe kërkon mbështetje të konsiderueshme, veçanërisht në ofrimin e shërbimeve. Çdo fëmijë meriton të jetë i sigurt në shkollë, në mënyrë që të mund të mësojnë, të zhvillojnë aftësitë e tyre, besimin dhe rrisin rezultatet e të nxënit në shkollë.

    Alo 116111, përgjatë periudhës Maj 2019 - Prill 2020 do të zbatojë projektin “ViolEnd”, e mbështetur nga skema e minigranteve të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri”, zbatuar nga Terre des Homes dhe ANTTARC me financim të Bashkimit Europian në Shqipëri.

    Projekti ViolEnd (Përgjigja e shkollës për t’I thënë Stop dhunës ndaj fëmijëve) është e angazhuar për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), Ligjin "Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës" si edhe sistemin kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve. 

    Qëllimi më i lartë i projektit ViolEnd është avancimi I të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për një mjedis arsimot të sigurt.

    Gjithashtu, projekti synon të forcojë sistemin aktual të mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimin psiko-social të shkollave të arsimit parauniversitar të qytetit të Tiranës.

Si Mund Të Ndihmojmë?


    Partnerët Tanë