Politikat e privatesise ALO 116111
Kjo politike ju informon se si “ALO 116111-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë” mbledh dhe perdor te dhenat personale te fëmijëve, individeve, vizitoreve, qe raportojnë problematika dhe rastë të shkeljes së të drejtave të fëmijëve në perputhje me ligjin nr. 9887, date 10.03.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale”, te ndryshuar.
Objekti i Politikave te privatesise
Ky dokument ka per objekt informimin e subjekteve te te dhenave personale mbi menyren e mbledhjes, perpunimit, perhapjes, ruajtjes dhe masave te sigurise qe jane marre per te dhenat qe deklarohen ne faqen ëeb www.alo116.al dhe aplikacionin ALO116111, procese te cilat realizohen ne perputhje te plote me percaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator per mbrojtjen e te dhenave personale ne Republiken e Shqiperise.
Perdorimi i te dhenave personale
Te dhenat personale mund te perdoren per te komunikuar me ankuesit apo çdo subjekt te interesuar, per qellime historike, shkencore ose statistikore, per ndjekjen dhe perfundimin e procedurave te menaxhimit te ankesave, te rregulluara nga legjislacioni perkates etj, duke siguruar se ato nuk perpunohen per te marre masa apo vendime per nje individ, si dhe duke garantuar konfidencialitetin e informacionit te siguruar. ALO 116111 kryen perpunimin e ligjshem te te dhenave personale, duke respektuar dhe garantuar lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe, ne veçanti, te drejten e ruajtjes se jetes private.
Siguria
Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ALO 116111 siguron çdo perdorues qe te dhenat qe mberrijne ne bazen e te dhenave te saj, i sigurohen me sistemin me te larte te sigurise dhe njekohesisht eshte e perkushtuar te zbatoje rigorozisht te gjithe kuadrin ligjor ne mbrojtje dhe respektim te çdo veprimi qe lidhet me te dhenat e perdoruesve, sipas parashikimeve te ligjit nr. 9887, date 10.03.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale”, te ndryshuar dhe çdo akti tjeter te miratuar nga Komisioneri per te drejten e informimit dhe mbrojtjen e te dhenave personale.
Mbrojtja e te dhenave personale
Mbrojtja e te dhenave personale bazohet ne:
a. perpunimin ne menyre te drejte dhe te ligjshme;
b. grumbullimin per qellime specifike, te percaktuara qarte, e legjitime dhe ne perpunimin ne perputhje me keto qellime;
c. mjaftueshmerine e te dhenave, te cilat duhet te lidhen me qellimin e perpunimit dhe te mos e tejkalojne kete qellim;
d. mbajtjen ne ate forme, qe te lejoje identifikimin e te dhenave per nje kohe, por jo me teper sesa eshte e nevojshme per qellimin, per te cilin ato jane grumbulluar
e. saktesine qe te dhenat duhet te kene dhe, kur eshte e nevojshme, duhet te perditesohen, duke ndermarre çdo hap te nevojshem per te fshire apo korrigjuar te dhena te pasakta apo te paplota, ne lidhje me qellimin per te cilin jane mbledhur.
ALO 116 111 merr persiper te mbroje dhe te mos keqperdore per asnje rast keto te dhena.
E drejta per t’u ankuar
Çdo person, qe pretendon se i jane shkelur te drejtat, lirite dhe interesat e ligjshem per te dhenat personale, ka te drejte te ankohet ose te njoftoje komisionerin dhe te kerkoje nderhyrjen e tij per venien ne vend te se drejtes se shkelur. Pas ketij ankimi, subjekti i te dhenave mund te ankohet ne gjykate, ne perputhje me parashikimet e kuadrit ligjor ne fuqi.
Komisionieri perte drejten e informimit dhe mbrojtjen e te dhenavepersonale.
Adresa: Rruga “A. Toptani”, Kati II-te.
www.idp.al
Ne rast se subjekti i te dhenave ka bere ankim, kontrolluesi nuk ka te drejte te ndryshoje te dhenat personale deri ne dhenien e vendimit perfundimtar.
Pyetje/Ankesa/Informacion
Me ane te informacionit te mesiperm shpresojme t’ju kemi informuar ne menyre te plote rreth çeshtjeve te privatesise, ne funksion te perdorimit te faqes web te ALO 116111
Per çdo kerkese, informacion apo problematike te mundshme ne lidhje me faqen web: www.alo116.al apo aplikacionin ALO 116111 ju lutemi te na kontaktoni ne:
E-mail: alo116@alo116.al