Ndonjëherë ju do të dëshironit të ishit një nga ata superheronjtë e filmave si Spiderman të cilët përdorin superfuqitë e tyre për të zgjidhur problemet.
Ju do donit të ishit superheroi Spiderman kur ju ngacmojne, tallin apo provokojnë fëmijët e tjerë.
Një herë, dy herë, tre herë: bullizmi bëhet e njëjta histori e vjetër. Ju gjithmonë dëshironi që herën tjetër që do të bulloheni të jetë hera e fundit, por duket si një histori pa mbarim.
Por a e dini se superfuqitë ekzistojnë. Superfuqia për të ndaluar bullizmin është të flasësh për këtë problem me ata të cilët kujdesen për ty, me dikë që i beson dhe mund të të ndihmojë. Beso, gjërat mund të ndryshojnë.
Flisni me prindërit tuaj në shtëpi ose në shkollë me një nga mësuesit apo psikologun që besoni se do të kuptojë shqetësimin tuaj! Ju gjithashtu mund të telefononi në ALO 116111, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe kemi shumë eksperience duke dëgjuar fëmijë në situata të ngjashme me tuajen.
Ju mund të na telefononi në numrin 116111 falas, çdo ditë 24/7, ose mund të na shkruani në dhomën e chatit në këtë faqe.
