Nuk është thjeshtë një shaka mes bashkëmoshatarësh, bullizmi është kur një fëmijë apo një grup fëmijësh shënjestron një fëmijë apo grup tjetër fëmijësh me qëllimin për të shkatuar dëm fizik dhe emocional.
Bullizmi nuk është një lojë. Të argëtohesh do të thotë të luash së bashku, dhe të mos jesh e tmerrshme për personin tjetër.
Bullistët mund të jenë djem ose vajza.
Shumë fëmijë e kanë të vështirë të flasin për bullizmin sepse kanë frikë nga hakmarrja e mundshme nga bullistët.
Nesë ju heshtni dhe nuk flisni për bullizmin me shumë mundësi bullistë nuk ndalojnë sjelljen e tyre.
Për më shumë informacion ju mund të telefononi Linjën e Këshillimit për Fëmijë ALO 116111. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe kemi eksperiencë duke dëgjuar fëmijë të cilët kanë kaluar situata të ngjashme me ju.
Ju mund të na telefononi në numirn 116111 falas, çdo ditë 24/7, ose mund të na shkruani në chat-in në këtë faqe.