Pozicioni: Ekspertë të përgatitjes së raportit vjetor të ALO 116
Punëdhënës: ALO 116: Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët kudo në Shqipëri. Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: ALO 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur.
Përgjegjësitë e konsulentit :
- Konsulenti do të përgatisë strukturën e raporteve;
- Për përgatitjene raporteve konsulenti do të përdorë të dhënat dhe aktivitetet e ALO 116;
- Të bëjë analizë sasiore dhe cilësore të të dhënave të ALO 116;
- Interpretimin e të dhënave ta shoqërojë edhe me paraqitje grafike;
- Raporti duhet të konsultohet me Stafin Manaxherial dhe Bordin e Fëmijëve të ALO 116;
Kualifikimet:
- Të ketë eksperiencë të gjërë mbi çështjet e fëmijëve;
- Të jetë i familjarizuar me çështjet që lidhen me abuzimin dhe dhunën ndaj fëmijëve;
- Të ketë eksperiencë në përdorimin e terminologjisë dhe metodologjisë në analizimin e të dhënave;
- Minimumi 3 vjet eksperiencë në çështjet që lidhen me të drejat e fëmijëve;
- I aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë strukturën e raporteve;
- Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me ALO 116-111;
Dokumentacioni i pranimit : Ekspertët mund të dergojnë CV e tyre me email ne adresen alo116@crca.al ose me poste ne adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane brenda dates 09 Dhjetor 2016 ora 12:00.
