Marrëveshja e Bashkëpunimit mes ALO 116 dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve synon të mbrojë çdo fëmijë në situate emergjente dhe rreziku.
21 Prill 2016- Nga sot fëmijet anë e mbanë Shqipërisë kanë mundësi të marrin shërbime më të koordinuara për mbrojtjen e tyre. Sot në mengjes ALO 116- Linja Kombetare e Telefonit për Fëmijë nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Agjencinë Shtetërore për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha Ekzekutive e ALO 116 Znj. Belioza Çoku dhe Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve Znj. Ina Verzivolli. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u mbajt në mjediset e shtëpisë së fëmijës “ Zyber Hallulli” në Tiranë me pjesmarrjen e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi ku në të njëjtën kohe u prezantua edhe nisma më e fundit e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për kthimin e Qëndrave të Përkujdesjes Sociale në Qëndra Emergjence Pritje.
“Çdo ditë po punojmë pa u ndalur për një sistem të plotë dhe funksional për mbrojtjen e fëmijëve. E ndjej shumë të nevojshme për të bërë thirrje për çdo qytetar që të ketë më shumë përpjekje për të raportuar rastet e dhunës dhe ne jemi të lumtur që kemi një Linjë Telefonike pa pagesë, çdo ditë 24/24 si ALO 116 ku çdo qytetar mund të raportoje raste të dhunës ndaj fëmijëve, raste të fëmijëve të pambrojtur dhe të shfrytëzuar”. – tha ndër të tjera Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë Z. Klosi.
Në fjalen e saj Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve Znj. Verzivolli e vuri theksin tek rendësia që ka ALO 116 për sistemin e mbrotjes së fëmijëve në vend për të ofruara shërbime më të koordinuara për fëmijët. Gjithashtu ajo u ndal edhe në rolin e rëndësishëm që do të luajnë Qëndrat e Emergjencës për çdo rast të fëmijëve në rrezik.
Në fjalën e saj Znj. Çoku-Drejtoresha Ekzekutive e ALO 116 falenderoi Ministrinë e Mirqënies Sociale dhe Rinisë për të gjitha nismat që po ndërmerr në kuadër të forcimit të sistemit të mbrotjes së fëmijëve si dhe për institucionalizimin e bashkëpunimit nëpërmjet nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi.
Marrëveshja e Bashkëpunimit Marrëveshja mes ALO 116 dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve ka si synim forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, përmes përmirësimit të sistemit të referimit të rasteve të fëmijëve në rrezik, rritjes së bashkëpunimit ndërsektorial dhe bashkërendimit të punës ndërmjet strukturave publike dhe jo-publike.
Për më shumë informacion na kontaktoni në: alo116@crca.al






