Tiranë, 16 Dhjetor 2015-ALO 116 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët është një shërbim pa pagesë për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në shërbimet përkatëse. Qëllimi kryesor i ALO 116 është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kur ata ndodhen në situatë rreziku dhe të sigurojë një qasje të përshtatshme që të gjithë fëmijëve t’u garantohen më shumë shërbime në kuadër të një sistemi mbrojtës efektiv dhe parandalues. ALO 116 është një mundësi për çdo fëmijë që të ndihmohet në një moment delikat të jetës së tij/saj.
Pjesë e rëndësishme e ALO 116 është edhe promovimi i shërbimeve që ofron nëpërmjet materialeve ndërgjegjësuese. Nëpërmjet materialeve promovuese sigurohet përdorimi i shërbimeve të ofruara nga ALO 116 tek fëmijët, të rinjtë dhe të gjitha palet e interesuara. Në këtë aspekt ALO 116 është duke kërkuar një kompani, e cila do të marrë përsipër botimin e materialeve të mëposhtme:
1. Bookmarker (shenues librash)-me dizenjo para dhe mbrapa , me 4 ngjyra, me permasa 6x18cm I plastifikuar matt nje dy ane minimumi 50.000kopje;
2. Sticker-me permasa 10×10 cm me 4 ngjyra ne 2 versione te ndryshme dizenjoje minimumi 50.000 kopje per secilin version (minimumi 100.000 kopje ne total)-adezive PVC + plastifikim lluster ose matt nje ane;
3. Kartoline-me dizenjo para dhe mbrapa, me 4 ngjyra me permasa 10×15 cm, ne dy versione shqip dhe anglisht minimumi 50.000 kopje per secilen (minimumi 100.000 kopje ne total);
4. Flyer format A4-me dizenjo para dhe mbrapa me 4 ngjyra minimumi 50.000 kopje;
5. Karta te vogla me dizenjo para dhe mbrapa ne dy versione te ndryshmeminimumi 50.000 kopje secili (minimumi 100.000 kopje ne total);
KERKESA TË PËRGJITHSHME
Të gjitha kompanitë që kërkojnë të aplikojnë për t’u marrë në konsideratë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Të jenë kompani të specializuara për të ofruar këtë lloj shërbimi;
- Të kenë të paktën 2 vjet eksperiencë në fushë;
- Të jenë të rregjistruara në Shqipëri;
- Të jenë të pajisura me Nipt;
PARAQITJA E OFERTAVE
- Të gjitha ofertat duhet të paraqiten pranë zyrave të ALO 116
- Shqipëri në adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane;
- Ofertat duhet të jënë të futura në zarf mbi të cilin shkruhet: Oferte për botimin e materialeve promovuese për Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë -ALO 116”;
- Oferta duhet të përfshijë të gjitha elementët e kërkuar nga ky dokument;
- Ofertat duhet të dorëzohën pranë zyrave tona brenda ditës së premte, datë 25 dhjetor 2015 ora 15.00
- Ofertat duhet të specifikojnë zë për zë secilin prej elementëve të materialve promovuese dhe më pas të paraqitet një shifër totale e kostos për të gjithë materialet;
ALO 116
Albanian National Child Helpline
Mail Address: Kutia Postare 1738, Tirana / Albania Office Address: Rr.
Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane Office phone: +
35542265741
Mobile: + 355672075332
www.alo116.al;
