New York 20 Nëntor 2013-Dhjetë vjet të dhënave të regjistruara nga Linja Ndërkombëtare e Këshillimit për Fëmijë (CHI) tregojnë se fëmijët dhe të rinjtë nga e gjithë bota kanë kontaktuar linjat e këshillimit për fëmijë për mbështetje, për të denoncuar dhunën dhe abuzimin, marrëdhëniet me bashkëmoshatarët, çështje të shëndetit psiko-social dhe mendor dhe konfliktet familjare.
“Zërat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, është një raport i publikuar sot për të shënuar 10 vjetorin e CHI-së, rrjetit më të madh në botë të 173 linjave anëtare të këtij rrjeti që veprojnë në 141 vende, të cilat ofrojnë të dhëna dhe analiza nga problemet e referuara nga vetë fëmijët dhe të rinjtë drejt linjave rajonale të këshillimit për fëmijë.
“Linjat e Këshillimit për Fëmijë kanë ndihmuar fëmijët të mësojnë se si të marrin kontrollin e jetës së tyre dhe të zgjidhin problemet e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme ,” tha Nenita La Rose, Drejtoreshe Ekzekutive i CHI “, por pak prej nesh e kuptojnë shkallën e sfidave që fëmijët përballen. Ajo që ne po paraqesim sot është një lloj barometri social – një paraqitje e shkurtër e asaj se çfarë ndodh vërtetë në jetën e fëmijëve dhe të rinjve.
“Dhuna vret mirëqënien e fëmijëve dhe shpresat e tyre për të ardhmen. Linjat e Këshillimit për Fëmijë janë një instrument i rëndësishëm që iu japin fëmijëve mundësinë të dëgjohen dhe të jenë të ndihmuar”-theksoi Martin Mogwanja, Zëvëndës Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it, i cili mbështet linjat e këshillimit për fëmijë në shumë vende.”Kjo ndihmë është fjalë për fjalë vetëm një telefonatë, një SMS apo një email larg-duke iu përgjigjur në kohë reale dhunës, kërcënimeve dhe frikërave të fëmijëve”.
Mbi 4 milionë fëmijë dhe të rinjë kanë raportuar në linjat rajonale anëtare të CHI-së forma të dhunës, abuzimit fizik, emocional dhe seksual në dekadën e fundit. Dhuna dhe abuzimi mbeten çështje serioze në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha rajonet.
“Fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës shpesh nuk e dinë se ku të drejtohen për të raportuar abuzimet si dhe të kërkojnë ndihmë dhe asistencë për t’u përballur me traumën që kanë pësuar. Për këtë arsye, një prioritet i mandatit tim është që të promovoj sigurinë për fëmijët dhe të siguroj mekanizma të arritshëm për të mbështetur fëmijët viktima, “tha Marta Santos Pais, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm mbi Dhunën ndaj Fëmijëve. “Ky raport është dëshmi e vlefshme e besimit që fëmijët kanë tek linjat e këshillimit si dhe siguron një referencë të shëndoshë për të mbështetur përpjekjet për të ndërtuar një botë ku dhuna kundër fëmijëve nuk ka vend.
Linjat e Këshillimit për Fëmijë kanë marrë më shumë se 1 milion telefonata në lidhje me problemet në shkollë. Së bashku me shqetësimet e përgjithshme të tilla si problemet akademike dhe ankthi i performancës, fëmijët dhe adoleshentët përjetojnë dhunën dhe abuzimin e kryer nga mësuesit dhe kolegët e tyre. Bullizmi është një problem i rëndësishëm në nivel global, dhe raporti vë në dukje rritjen e këtij fenomeni.
Numri më i madh i telefonatave është rregjistruar në Europë me (46%), e ndjekur nga Azia (31%), Afrika (14%), Amerika dhe Karaibet (7%), dhe Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut (2%). Shumica e fëmijëve të cilët kontaktojnë linjat e këshillimit për fëmijë janë të grupmoshës 10-18 vjeç.
Një ndër gjetjet kryesore të këtij raporti besueshmëria që kanë linjat e këshillimit për vetë fëmijët si një mekanizëm dhe sistem i besueshëm për shqetësimet e fëmijëve.Ka pasur një rritje të vazhdueshme të numrit të telefonatave drejt linjave të këshillimit për fëmijë gjatë periudhës kësaj periudhe 10-vjeçare, duke treguar se fëmijët dhe të rinjtë iu besojnë linjave të këshillimit për t’iu dhënë atyre informacion, mbështetje dhe kujdes. Mesatarisht, numri i telefonatave është rritur 5% në vit.
Ky publikim fokusohet edhe tek çështjë të tjera serioze. Sipas të dhënave të këtij raporti, Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit nuk janë arritur plotësisht. Shumë fëmijë dhe të rinj kontaktojnë linjat e këshillimit sepse ata nuk kanë një certifikatë të lindjes dhe nuk mund të kenë qasje në shërbimet themelore të tilla si arsimi, shëndetësia por raportojnë edhe nevojën për ushqim.
Konfliktet në disa vende nuk kanë marrë vetëm jetën e fëmijëve dhe të rinjve por kanë lënë dhe miliona fëmijë të pambrojtur ndaj abuzimit, dhunës dhe shfrytëzimit.Linja e këshillimit për fëmijë që punojnë në zonat e konflikteve raportojnë një rritje alarmante të numrit të rasteve të abuzimit dhe dhunës, traumës dhe shëndetit psiko-social dhe mendor.
Linja Ndërkombëtare e Këshillimit për Fëmijë gjithashtu nënvizon faktin se fëmijët që rriten në shtetet që e kanë lartë të lartë Indeksin e Zhvillimit Njerëzor (HDI) vuajnë më shumë nga problemet psiko-sociale dhe të shëndetit mendor në krahasim me fëmijët në vendet më pak të zhvilluara. Telefonatat në lidhje me shëndetin mendor dhe psiko-social janë shtuar në mënyrë të ndjeshme që nga fillimi i krizës ekonomike.Çështje tjetër me të cilën ballafaqohen fëmijët dhe të rinjtë është bullizmi dhe cyber-bullizmi, të cilat janë kthyer në një kërcënim për jetën e fëmijëve dhe të rinjve.
Të dhënat e raportit përfshijnë:
• Rrjeti I CHI-së Linjës Ndërkombëtare e Këshillimit për Fëmijë ka rregjistruar 41 milion telefonata;
• Mbi 4 milionë fëmijë dhe të rinjë kanë raportuar forma të abuzimit dhe dhunës (fizike, emocionale, seksuale) – që përfaqësojne më shumë se 1/6 e telefonatave të rregjistruara në linjat e këshillimit për fëmijë në të gjithë botën;
• 58 % e abuzimit fizik të raportuar është kryer nga anëtarët e familjes;
• Pjesa më e madhe (60 %) e rasteve të abuzimit dhe dhunës janë raportuar nga vajzat;
• Më shumë se 1,5 milionë telefonata janë bërë nga fëmijët dhe të rinjtë që raportojnë probleme që kanë të bëjnë me shkollën;
• Mësuesit dhe bashkëmoshatarët janë raportuar të jenë autorë më të shumtë të veprave të abuzimit dhe dhunës në shkollë;
• Më shumë se 1/4 e problemeve që kanë të bëjnë me shkollën janë për shkak të dhunës psikologjike, shumica e të cilave zhvillohet në mjediset e shkollës;
• Pothuajse 4 milionë telefonata janë kryer nga fëmijët dhe të rinjtë që raportojnë probleme në çështjet familjare, duke përfshirë marrëdhëniet prind-fëmijë, prindër në konflikt, divorcit;
• Pothuajse 38 000 telefonata kanë raportuar probleme me rregjistrimin e lindjes;
• Mbi 60 000 telefonata janë kryer nga fëmijët dhe të rinjë të braktisur;
• Pothuajse 140 000 telefonata janë bërë nga fëmijët dhe të rinjë, të cilët kanë raportuar vështirësi në qasjen në shërbimet shëndetësore;
• Mbi 220 000 telefonata të fëmijëve dhe të rinjve kanë raportuar nevojen për ushqim apo ndihmë financiare;
• Pothuajse 40 000 telefonata nga fëmijët dhe të rinjtë kanë shprehur paaftësinë e tyre për të hyrë në arsim;
• Mbi 183 000 telefonata të fëmijëve dhe të rinjve kanë raportuar çështje që lidhen me diskriminimin;
• Telefonatat që kanë referuar probleme të shëndetit mendor dhe psiko-social kanë shënuar rritje nga vitit 2006 ku përbënin 15% të rasteve të raportuara në 21% në vitin 2012;
• Telefonatat që kanë raportuar bullizëm përbëjnë 28% të rasteve të dhunës dhe abuzimit;
• Më shumë se 30 000 telefonata kanë referuar probleme të bullizmit online që nga viti 2011;
ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë në Shqipëri kontribon më të dhënat e saj që nga viti 2009,të dhëna të cilat janë të përfshira edhe në këtë raport. ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë në Shqipëri është anëtare me të drejta të plota e CHI-së Linjës Ndërkombëtare të Këshillimit për Fëmijë që nga viti 2012.
