Ky kosultim i rёndёsishёm i cili po zhvillohet paralelisht nё mbi 60 shtete tё ndryshme tё botёs ёshtё duke u zhvilluar edhe nё Shqipёri falё punёs sё zyrёs sё Kombeve tё Bashkuara nё koordinim me organizata tё shoqёrisё civile . Kёto diskutime tё drejtpёrdrejta do tё frymёzojnё axhendёn ndёrkombёtare post 2015 nё kuadёr tё Objektivave tё Zhvillimit tё Mijёvjeçarit.
Në kuadër të këtyrë diskutimeve me datë 9 shkurt 2013 u organizua në Durrës diskutimi “E ardhmja që ne duam” i cili u organizua nga koalicioni Bashke për Kujdesin Teresor të Fëmijëve. Në këtë konsultim mori pjesë dhe Bordi I Fëmijëve të ALO 116. Diskutimi u fokusa në 3 çështje kryesore
1) Drejt mundësive të barabarta
2) Punësimi i të rinjve
3) Zhvillimi I mjedisit.
Për secilën nga çështjet kryesore fëmijët e bordit të ALO 116 e orientuan diskutimin e tyre në disa kategori: Drejt mundësive të barabarta- sipas përkatësisë gjinore,sipas përkatësisë etnike dhe fetare,sipas aftësisë,sipas statusit ekonomik,sipas cilësisë në arsim. Diskutimi rreth punësimit të të rinjve u fokusua tek profesionet më të pëlqyera nga të rinjtë,ofertat e tregut të punës për të rinjtë,ndikimi i nivelit arsimor në punësim,punët që mund të angazhohen fëmijët dhe të rinjtë. Fëmijët gjithashtu i kushtuan vëmëndje edhe çështjeve mjedisore si ndotja e ajrit ,ndotja e ujrave,mbeturinat,shpyllezimi,si mund të krijojmë një mjedis më të mirë, të pastër dhe të shëndetshëm.
