4 Maj 2012- ALO 116 – Linja Kombёtare e Kёshillimit pёr Fёmijё, organizoi ditёn e premte, 4 Maj 2012, njё event për mbledhje fondesh për qëndrueshmërinë e ALO 116, me mbështetjen e UNICEF Albania, Delegacioni i bashkimit Europian në Shqipëri dhe Avokati i Popullit.
Kjo pritje e veçantё, shёrbeu pёr ti informuar pjesёmarrёsit mbi rёndёsinё dhe vlerёn e ALO 116 si e vetmja linjё e kёshillimit tё fёmijёve nё vend si dhe pёr tё dёrguar mesazhin qё secili nga ne duhet tё japё kontribut pёr tё siguruar vazhdimёsinё dhe jetёgjatёsinё e saj.
Gjatё mbrëmjes u ftuan tё pёrshёndesin disa personalitete vendase e tё huaja. Z. Roumbald, pёrfaqёsues i Delegacionit tё Bashkimit Europian nё Tiranё, shprehu falenderimet e tij pёr funksionimin e kёsaj linje dhe uroi qё mbёshtetja ndaj ALO 116 tё jetё sa mё e pranishme.
Z. Detlef Palm, shef i zyrёs sё UNICEF nё Tiranё, organizata e cila aktualisht mbёshtet ALO 116, ndahu disa histori tё veçanta tё linjёs, duke treguar kёshtu se prania e saj ёshtё shumё e rёndёsishme nё vendin tonё si njё mjet pёr tё ofruar zgjidhje dhe ndihmё ndaj fёmijёve anembanё vendit. Ai shtoi se tё gjithё qytetarёt shqiptarё duhet tё japin ndihmёn e tyre pavarёsisht qёndrimeve dhe bindjeve tё tyre. Z. Palm vuri theksin tek fakti se si prindёr ne do tё bёnim gjithçka pёr fёmijёt tanё, e nё fakt ndihma ndaj ALO 116 ёshtё njё mёnyrё pёr ti ndihmuar ata. Ai e mbylli fjalimin e tij duke shtuar se kjo “nuk ёshtё Linjё pёr disa fёmijё, por pёr tё gjithё fёmijёt. Ata mund tё flasim me dikё, e dikush mund ti dёgjojё. Le tё festojmё suksesin e ALO 116.”
Z. Igli Totozani, Avokati i Popullit, nё fjalimin e tij u kujdes tё vejё nё dukje historitё e dhimbshme dhe tё vёshtira tё atyre qindra fёmijёve shqiptarё qё lypin nё rrugё, punojnё nё miniera, jetojnё nё shtёpi tё shkatёruara dhe nuk kanё asnjё ndihmё. Duke mos harruar faktin qё ne jemi njё shoqёri e dhunshme e cila ende duhet tё mёsojё ti trajtojё qytetarёt e saj me dinjitet dhe respekt Z. Totozani falenderoi Linjёn ALO 116 me besimin se ajo mund ta ndihmojё shoqёrinё tonё tё kultivojё njё sens drejtёsie dhe vlerash tё cilёn ai e sheh tё mishёruar tek fёmijёt dhe tek tё cilёt ne duhet tё vendosim besimin tonё.
Znj. Belioza Çoku, Menaxhere e Pёrgjithshme e ALO 116 shprehu kёnaqёsinё e ndarjes sё kёsaj mbremjё me miq dhe mbёshtetёs sё Linjёs, duke shtuar se nё kёto 3 vjet, fёmijё kudo nё Shqipёri kanё ndarё historitё e tyre dhe kanё kёrkuar ndihmё. Ёshtё e rёndёsishme , tha ajo, “qё ne ta garantojmё kёtё ndihmё sa herё qё ata kanё nevojё.”
Znj. Çoku anonçoi gjithashtu hyrjen mё tё re nё funksion tё ALO 116, kompaninё telefonike Plus Communications, e cila sё fundmi iu bashkua kompanive Albtelekom, AMC, AKEP, Eagle Mobile dhe Vodafone Albania, nё ofrimin e shёrbimit falas pёr komunikim tё tё gjithё fёmijёve qё telefonojnё nga njё numёr 066.
Ndёr momentet speciale tё mbrёmjes ishin performancat e dy artistёve tё rinj Alban Skёnderaj dhe Miriam Cani tё cilёt shprehёn admirimin dhe vlerёsimin e tyre tё sinqertё pёr ALO 116.
Pjesёmarrёsit, mundёn tё njihen mё nga afёr me stafin e ALO 116, tё blejnё produktet e saj pёr tё ofruar mbёshtetje dhe pёr tё ndёrtuar kёshtu, njё traditё tё re, atё tё mbёshtetjes ndaj projekteve dhe iniciativave qё japin kontribut tё çmuar nё zhvillimin e vendit dhe mbrojtjen e tё drejtave tё fёmijёve.
