Abuzim seksual

Abuzimet dhe keqtrajtimet: raportojini menjëherë!

Mund të ndodhë që një i rritur ka qëllime të këqija ndaj fëmijëve kur ai / ajo bën pyetje të çuditshme ose përpiqet te prekë fëmijët në pjesë të ndryshme të trupit.
Fëmijët dhe adoleshentët kanë të drejtë të respektohen në çdo aspekt të jetës së tyre dhe të ndihen të sigurt në mjedisin e tyre shoqëror dhe privat: shtëpi, shkollë, vende ku kalojnë kohën e lirë ose në çdo vend tjetër që ata zakonisht frekuentojnë. Të ndjeheni të sigurt do të thotë se jeni të vetëdijshëm se asgjë e keqe ose e gabuar nuk do t’ju ndodhë, se mund të shpreheni lirshëm dhe t’u besoni marrëdhënieve tuaja si me të rriturit ashtu edhe me shokët dhe bashkëmoshatarët tuaj. Nga ana tjetër, të rriturit jo gjithmonë i respektojnë fëmijët: mund të ndodhë, në fakt që ata nuk kujdesen për fëmijët (siç duhet), mund të jenë të dhunshëm fizikisht dhe verbalisht ose nuk respektojnë intimitetin e fëmijëve dhe trupin e tyre.

Nëse ju jeni viktimë e abuzimit apo jeni në dijeni të ndonjë abuzimi që i ka ndodhur dikujt që ju njihni, mbani mend gjëja më e rëndësishme është të kërkoni ndihmë. Kujt? Një të rrituri që ju i besoni: prindit, një mësuesi, një të afërmi, psikologut të shkollës. Bëjeni sa më shpejt të jetë e mundur. Mos ki turp, nuk ke faj.

Nëse diçka e ngjashme ju ndodh, mos u ndjeni fajtor, ALO 116111, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe kemi shumë eksperiencë duke dëgjuar fëmijë në situata të ngjashme me tuajen. Ju mund të na telefononi në numrin 116111 falas, çdo ditë 24/7, ose mund të na shkruani në dhomën e chatit në këtë faqe.

Abuzimi seksual përfshin çdo veprim apo aktivitet seksual për përfitim ose kënaqësi seksuale të abuzuesit pavarësisht nëse fëmija pranon ose jo.

    Të dhëna për fëmijën në rrezik

    Gjinia
    DjalëVajzë



    Informacion mbi abuzimin

    Gjinia e Abuzuesit
    FemërMashkull



    Kontakte

    Fushat e shënuara me * janë të detyruara

    Raporto Tani? Ne jemi këtu për ty

    Dhunë psikologjike

    Dhunë fizike

    Abuzim seksual

    Neglizhim

    Shfrytëzim I fëmijës

    Bullizëm

    Abuzim online