Bullizëm

Mëso si të njohësh bullizmin

Nuk është thjeshtë një shaka mes bashkëmoshatarësh, bullizmi është kur një fëmijë apo një grup fëmijësh shënjestron një fëmijë apo grup tjetër fëmijësh me qëllimin për të shkatuar dëm fizik dhe emocional.Bullizmi nuk është një lojë. Të argëtohesh do të thotë të luash së bashku, dhe të mos jesh e tmerrshme për personin tjetër.
Bullistët mund të jenë djem ose vajza. Shumë fëmijë e kanë të vështirë të flasin për bullizmin sepse kanë frikë nga hakmarrja e mundshme nga bullistët. Nesë ju heshtni dhe nuk flisni për bullizmin me shumë mundësi bullistë nuk ndalojnë sjelljen e tyre.

Superfuqia ime

Ndonjëherë ju do të dëshironit të ishit një nga ata superheronjtë e filmave si Spiderman të cilët  përdorin superfuqitë e tyre për të zgjidhur problemet. Ju do donit të ishit superheroi Spiderman kur ju ngacmojne, tallin apo provokojnë fëmijët e tjerë. Një herë, dy herë, tre herë: bullizmi bëhet e njëjta histori e vjetër. Ju gjithmonë dëshironi që herën tjetër që do të bulloheni të jetë hera e fundit, por duket si një histori pa mbarim. Por a e dini se superfuqitë ekzistojnë. Superfuqia për të ndaluar bullizmin është të flasësh për këtë problem me ata të cilët kujdesen për ty, me dikë që i beson dhe mund të të ndihmojë. Beso, gjërat mund të ndryshojnë. Flisni me prindërit tuaj në shtëpi ose në shkollë me një nga mësuesit apo psikologun që besoni se do të kuptojë shqetësimin tuaj!

Për më shumë informacion ju mund të telefononi Linjën e Këshillimit për Fëmijë ALO 116111. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe kemi eksperiencë duke dëgjuar fëmijë të cilët kanë kaluar situata të ngjashme me ju. Ju mund të na telefononi në numirn 116111 falas, çdo ditë 24/7, ose mund të na shkruani në chat-in në këtë faqe.

Bullizmi është përdorimi I forcës apo abuzim në formë të përsëritur I një fëmijë apo grupi fëmijësh për të frikësuar një fëmijë apo grup tjetër bashkëmoshatarësh. Ai shoqërohet me dhunë dhunë fizike apo psikologjike dhe ndodh me ata fëmijë të cilët ngacmuesit mendojnë se nuk përshtaten dhe sillen në shoqëri.

    Të dhëna për fëmijën në rrezik

    Gjinia
    DjalëVajzë



    Informacion mbi abuzimin

    Gjinia e Abuzuesit
    FemërMashkull



    Kontakte

    Fushat e shënuara me * janë të detyruara

    Raporto Tani? Ne jemi këtu për ty

    Dhunë psikologjike

    Dhunë fizike

    Abuzim seksual

    Neglizhim

    Shfrytëzim I fëmijës

    Bullizëm

    Abuzim online