Të dashur miq të ALO 116,
ALO 116- Linja e Këshillimit për Fëmijë është një shërbim 24 orë/7 ditë të javës, i dedikuar për të gjithë fëmijët në Shqipëri që ofron këshillim, referim të rasteve dhe informim për fëmijë dhe prindër. ALO 116 është një nga linjat e këshillimit më të reja në Europë. Vazhdimësia e saj dhe e shërbimit që ofron Linja varen nga bashkëpunimi dhe kontributi i anëtarëve të ndryshëm të shoqërisë.
Në Dhjetor 2011, UNICEF na ndihmoi që të prodhojmë një sërë produktesh kancelarie dhe për përdorim personal për shitje me logon e ALO 116, nën moton “Unë mbështes ALO 116”. Qëllimi i shitjes së tyre është mbështetja e vazhdimësisë së shërbimit të ALO 116. Shitja e këtyre objekteve bëhet përkundrejt dokumentacionit të rregullt. Të gjitha të ardhurat nga shitja shkojnë për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit të ALO 116 përgjatë vitit 2012-2013.
Lista e sendeve në shitje është: stilolapsa të thjeshtë, stilolapsa për fëmijë, hapëse zarfash, orë tavoline, çanta pëlhure për pazar, kalema, bllok shënimesh i ricikluar, axhenda të vitit 2012, filxhan i madh, kapela, çanta shpine për fëmijë, varëse çelësash dhe çadra shiu.
Nëse keni mundësi, që kur bëni blerje kancelarie për zyrën, konferenca, trainime apo projektet tuaja, ne do ju luteshim që të merrnit në konsideratë edhe blerjen e objekteve të kancelarisë me logon “Në mbështetje të Alo 116”. Kjo do të ishte një mbështetje e jashtëzakonshme për Alo 116 dhe shërbimin që ne ofrojmë për fëmijët anembanë Shqipërisë. Pagesat mund te bëhen në cash, bankë dhe kartë krediti (Visa / American Express).
Për çdo pyetje ose porosi që mund të keni, ju lutem kontaktoni:
Znj. Belioza Çoku
Menaxhere e Përgjithshme e ALO 116
Tel: 2242264 ext 44
E-mail: alo116@alo116.al
