ALO 116 dhe ACA dhurojnë karrocë lëvizëse për babain e 3 fëmijëve
Tiranë, 7 Janar 2013 – Ardian Ceka telefonoi në ALO 116 për të bërë një kërkesë të vecante. Më ndihmoni me një karrocë me rrota, pasi nuk mund të kujdesem për fëmijët e mij nëse nuk arrij të lëviz.
Adriai është babai 3 vajzave të mitura 9, 12 dhe 13 vjec. Prej 22 vitesh ai është i paralizuar dhe e ka të pamundur lëvizjen dhe funksionimin normal. Sipas mjekëve rikuperimi i tij cshtë i pamundur dhe sëmundja ka bazë gjenetike.
Familja Ceka përballet çdo ditë me luftën për mbijetese për shkak të gjëndjes të keqe ekonomike dhe për Z. Ceka ishte e pamundur vetësigurimi i karrocës lëvizesë.
ALO 116, si një shërbim referent dhe i shtrirë në të gjithë Shqipërinë mundësoi kontaktin me Albania Community Assist (ACA). Duke referuar të dhënat tek ACA, u bë e mundur paisja e tij me karrocen lëvizëse. Me datë 1 Janar 2013 ALO 116/CRCA siguroi transportin e karrocës lëvizësë ne Komunën Kryevidh, Kavajë.
ALO 116 shpreh falenderime të sinqerta për stafin e Albanian Community Assist, i cili mundëson vazhdimisht ndihmë, mbështetje dhe bashkëpunime të suksesshme për personat në nevojë.
ALO 116