Ndalesat e rradhës: ALO 116 mikpritet nga fëmijët e shkollës 9-vjeçare ‘Avni Rustemi’ në Tiranë, fëmijët e shkollave 9-vjeçare nr 1, nr 3 Kruje, shkollës 9-vjeçare Tapize, Fushe-Kruje, fëmijët e shkollave 9 vjeçare ‘Kushtrimi i Lirise’, ’14 Nëntori’ dhe ‘Qemal Mici’ Durrës.
Tiranë, 24 Prill 2013- ALO 116 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) me mbështetjen e UNICEF dhe Bashkimit Europian, vijuan fushatën kombëtare ndërgjegjësuese në shkolla nën temën: “Të drejtat e Fëmijëve dhe ALO 116”.
Hapja zyrtare e kësaj fushate e cila u zhvillua pranë Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë, kësaj rradhe kishte destinacion shkollën 9-vjeçare ‘Avni Rustemi’ në Tiranë, shkollat 9-vjeçare nr 1, nr 3 Kruje, shkollën 9-vjeçare Tapize, Fushe-Kruje, shkollat 9 vjeçare ‘Kushtrimi i Lirise’, ’14 Nëntori’ dhe ‘Qemal Mici’ Durrës . Fushata e ndërgjegjësimit të ALO 116 zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me fushatën në shkolla të Programit COMBI: Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes.
Stafi i ALO 116 dhe CRCA u takua me fëmijët të këtyre shkollave, në një fushatë ndërgjegjësimi në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet e linjës së vetme të këshillimit për fëmijë e të rinj në Shqipëri, ALO 116, e cila këshillon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
ALO 116 ka një eksperience të gjatë këshillimi dhe orientimi në shkolla. Aktitivitetet pranë këtyre shkollave u zhvillua në formën e një ore ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimi të lirë midis fëmijëve dhe stafit të ALO 116, me qëllim njohjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve. Gjatë aktivitetit fëmijët u njohën edhe më shërbimin ALO 116, misionin, qëllimet dhe shërbimet që ajo ofron si dhe politikat gjithpërfshirëse mbi të cilat operon Linja në mbrotjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Materialet ndërgjegjësuese të ALO 116 u shpërndanë për të gjithë nxënësit në fillim të prezantimit.