Fëmijët ndërtojnë vetë shtëpinë e ëndërrave!
ALO 116 në Megatek Fest 6 Korrik 2012, duke filluar nga ora 10:00
ALO 116- Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë bashkohet në Megatek Fest, këtë vit ku më 6 korrik 2012, do të zhvillohet një organizim i përvitshëm ku promovohen produktet e Megatek, nën moton ‘Bëje mirë, Bëje vetë.’ Megatek Fest do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 20:00 të mbrëmjes.
ALO 116- Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë do ketë dy stenda në Megatek Fest, një stendë pranë këndit të “Xhaxhi Piktorit” i ftuar special për këtë event dhe një stendë pranë teatrit të kukullave. Bashkë me “Xhaxhi Piktorin”, stafi i ALO 116 do ftojë dhe do të ndihmojë fëmijët për disa orë në aktivitetin më të ri për këtë vit në Megatek: ‘Si të ndërtojmë shtëpinë e ëndërrave?’. Në fund të ditës do ketë disa çmime për vizatimet më të bukura. Në këtë kënd do jetë dhe kutia e dhurimit e ALO 116 për të kontribuar për qëndrueshmërinë e shërbimit të Linjës së Telefonit për Fëmijë.
Në këndin e teatrit të kukullave do ftohen prindërit në një diskutim të hapur ‘Cila është shtëpia ideale për fëmijët tuaj?’, i cili do të
moderohet nga pjestarë të stafit të ALO 116. Në këtë kënd do jenë për shitje produkte me logon e ALO 116. Të ardhurat nga këto shitje do shkojnë për qëndrueshmërinë e një prej shërbimive më të rëndësishëm për fëmijë në Shqipëri- ALO 116.
Pjesmarrja e ALO 116 në Megatek Fest reflekton përgjegjshmërinë sociale të një prej bizneseve më të mëdha në vendin tonë, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e Linjës Kombëtare për Fëmijë. Kjo iniciativë mund të jetë një shembull për biznesin shqiptar që operon në vend, duke i hapur rrugë bashkëpunimit në mbështetje të kauzave që i përgjigjen interesit publik dhe mbi të gjitha atij të fëmijëve tanë!