Tiranë, 24 tetor 2013-Përfaqësues të lartë qeveritarë, përfaqësues të palamentit, të organizatave ndërkombëtare, trupit diplomatik, organizatave joqeveritare, përfaqësues të biznesit dhe medias si dhe qytetarë u bashkuan me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për të festuar Ditën e Kombeve të Bashkuara
Ajo çfare e bëri më të veçantë ditën e OKB-së ishte Panairi i Kombeve të Bashkuara i cili i dha një mundësi të gjithë agjencive të tregojnë punën e tyre nëprmjet disa hapësirave te dedikuara për secilën agjenci.Panairi tregoi më së miri punën e Kombeve të Bashkuara në fushën e përfshirjes sociale, në fushën e fëmijëve, korrupsionit dhe krimit, mjedisit, barazisë gjinore, qeverisjes, shendetit dhe migrimit, të drejtat e njeriut, në fushën e sigurise ushqimore, sigurisë në punë dhe shumë të tjera.
Në këtë panair si një program i suksesshëm i mbeshtetur nga UNICEF u ekspozua edhe ALO 116- Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ku pjesmarrësit u informuan për punën e ALO 116 gjatë këtyre 4-viteve të ofrimit të shërbimit për fëmijët në Shqipëri. Hapësirën e krijuar për ALO 116 në panair e vizitoi edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë z.Ditmit Bushati i shoqëruara nga znj.Zineb Touimi, Koordinatore e Përhershme e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri të cilët vlerësuan ALO 116 për misionin dhe punën e saj.
