Nga data 25-27 qershor 2013 në Bruksel u mbajt konsultimi i 5-të rajonal I Linjave Europiane të Këshillimit për Fëmijë në bashkëpunim me Linjën e Këshillimit për Fëmijë në Belgjikë AWEL.
Ky konsultim ofroj një mundesi të mirë për të reflektuar mbi rolin që kanë luajtur Linjat e Këshillimit për Fëmijë në Europë në përmirësimin e shërbimeve europiane për mbrotjen e fëmijëve gjatë dekadës së kaluar. Pjesmarrësit gjithashtu shqyrtuan mundësitë dhe qasjet e ardhshme që Linjat e Këshillimit për Fëmijë të mundësojnë ofrimin e një shërbimi dhe mbështetjë jetike për fëmijët dhe të rinjtë në të gjithë kontinentin.
Më shumë se 50 delegatë nga Linjat e Këshillimit për Fëmijë nga 40 shtete Europiane u takuan në Bruksel nga 25-27 Qershor 2013, gjithashtu gjatë këtij konsultimi u publikua raporti “Zerat e rinj në Europë” referuar të dhenave të 10-viteve (2003-2013) prej 58 milion kontakte fëmijësh dhe të rinjsh.
Raporti u prezantua gjatë takimit “Dialogu i Politikave” që u zhvillua në Parlamentin Europian me 26 qershor ndërmjet përfaqësuesve të Linjave Europiane të Këshillimit për Fëmijë dhe anetarëve të Parlamentit si Z. Alejo Vidal-Quadra, Zv. President i Parlamentit Europian, Z. Pablo Arias, Anëtar i Parlamentit Europian , z Salvador Garriga, Anëtar i Parlamentit Europian Z. Antonio Cancian, Anëtar i Parlamentit Europian, Znj Emer Castello, Anëtare e Parlamentit Europian dhe Frances Fitzgerald, Ministre e Irlandes për Fëmijët dhe Çështjeve Rinore.
Në kuadër te këtij 10 vjetori të krijimit të Linjës Ndërkombëtarë të Këshillimit për Fëmijë-CHI, ajo po organizon “Dialog Global Politikash” ne Kombet e Bashkuara në New York dhe 5 dialogje dhe konsultime rajonale në të gjithë botën.
ALO 116-Linja e Këshillimit për Fëmijë në Shqipëri është anëtare me të drejta të plota e Linjës Ndërkombëtare të Fëmijëve-CHI që nga tetori i vitit 2012.
