Tiranë 30 Tetor 2012 – Në datat 17-19 tetor 2012, në Durban, Afrikë e Jugut u zhvillua “Konferenca e Gjashtë Ndërkombëtare e Linjave Ndërkombëtare të Këshillimit për Fëmijë”.
Misioni i konsultimit të linjave të të gjithë botës ishte diskutimi i mënyrave të mbrojtjes së fëmijëve nga abuzimi, dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe forcimi i sistemit të mbrotjes së fëmijëve nëpërmjet këshillimit telefonik.
Në këtë konsultim mori pjese për herë të parë edhe ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë në Shqipëri, ku prezantoi progresin e saj gjatë këtyre 3 viteve të ofrimit të shërbimeve për fëmijët.
Gjatë këtij kosultimi Bordi Drejtues i Linjës Ndërkombëtare të Fëmijëve (CHI) vlerësoi progresin e ALO 116, si i vetmi shërbim social që e dëgjon në çdo moment zërin e fëmijëve dhe vendosi që ALO 116 të pranohet anëtare me të drejta të plota e Linjës Ndërkombëtare të Fëmijëve (CHI).
ALO 116 tashmë është pjesë i organizatës globale të linjave të telefonit për fëmijë. Në mbi tre vjet të punës së saj Linja i është përgjigjur më shumë se 412.617 telefonatave të fëmijëve duke ndihmuar nga afër me shërbime dhe këshillim 11.132 fëmijë dhe adoleshentë në të gjithë Shqipërinë.