ALO 116111 thirrje Zuckerberg: Ktheje Facebook të sigurt për fëmijët!
Studimi i NSPCC tregon se 1/3 e abuzuesve dhe manipuluesve të fëmijëve përdorin instagramin për rekrutim të viktimës
Tiranë, 15 tetor 2021 – Sot (15 tetor), një koalicion i madh global i përbërë nga ekspertet dhe aktivistët kryesorë të mbrojtjes së fëmijëve nga pesë kontinentet, i është drejtuar sot me një kërkesë urgjente krijuesit të rrjeteve më të mëdha Facebook, Intsagram, etj, Mark Zuckenberg, për të nisur një luftë në ndryshimin e këtyre rrjeteve në mbrojtje tërësore të fëmijëve.
Sipas të dhënave dhe hulumtimeve nag NSPCC (National Society for the Prevention of Cruelty to Children) për Facebook, ka rezultuar se 1/3 e të gjithë abuzuesve dhe manipuluesve të fëmijëve përdorin instgramin për të rekrutuar viktimën e tyre.
ALO 116111, i bashkohet tërësisht thirrjes dhe shqetësimit që Aleanca Globale ka bërë për drejtuesin e Facebook. Koalicion i madh global i përbërë nga ekspertët dhe aktivistët kryesorë të mbrojtjes së fëmijëve nga pesë kontinentet i kanë shkruar Mark Zuckerberg për t’i kërkuar që Facebook të publikojë madje studimet e veta private në lidhje me rreziqet me të cilat përballen fëmijët dhe të rinjtë në platformat e saj.
ALO 116111 bashkohet me shqetësimin e Aleancës Globale në lidhje me mënyrën sesi Facebook trajton të dhënat dhe sigurinë e fëmijëve dhe me heshtjen dhe mospublikimin e studimeve të saj mbi ndikimin që këto rrjete kanë në shëndetin mendor të fmëijëve dhe të rinje apo edhe në rrezikun e abuzimit ndaj fëmijëve.
ALO 116 111 dhe të gjithë aktorët global të mbrojtjes së fëmijëve i kërkojnë kompanisë të rivendosë mënyrën se si identifikon dhe si i përgjigjet rreziqeve të parashikueshme për fëmijët dhe të rinjtë në Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
ALO 116 bashkohet në thirrjen e saj edhe me 5 rekomandimet që Aleanca Globale i ka drejtuar kompanisë;
- Ndani studimin e plotë që Facebook ka bërë mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve dhe jepini akses në të dhënat e tij studiuesve të pavarur, organizatave të shoqërisë civile dhe rregullatorëve.
- Publikoni se çfarë studimi keni kryer në lidhje me mënyrën se si shërbimet e Facebook dhe mënyrën se si janë dizenjuar ato shërbime ndikojnë në abuzimin seksual të fëmijëve dhe publikoni gjetjet e studimit.
- Publikoni vlerësimin e rrezikut të Facebook, përfshirë vlerësimin e rrezikut të kërkuar sipas Kodit të Fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar.
- Bëni transparent vlerësimet e reputacionit të produkteve të Facebook.
- Rishikoni implikimet e mbrojtjes së fëmijëve në versionin e kodimit të bisedave (end-to-end encryption) dhe bëni një vlerësim të rrezikut dhe impaktit te fëmijët.
Pothuajse 60 organizata të sigurisë së fëmijëve dhe drejtuesit e sektorëve, të udhëhequr nga NSPCC (UK’s National Society for the Prevention of Cruelty to Children), kanë shprehur shqetësime të mëdha mbi qasjen që Facebook ka për mbrojtjen e fëmijëve nga dëmtimet serioze dhe i bëjnë thirrje kompanisë të marrë disa hapa domethënës për të rikthyer besimin dhe t’ju sigurojë fëmijëve dhe të rinjve siguri në përdorimin e shërbimeve të tyre.
Kjo lëvizje erdhi pasi ish punonjësja e Facebook Frances Haugen zbuloi se si gjigandi i teknologjisë kishte dështuar për të vepruar bazuar ne provat e grumbulluara për ndikimin që Instagram kishte në shëndetin mendor të vajzave adoleshente. Faktet tronditëse të zbuluara kohët e fundit nga ish punonjësja Frances Haugen vijnë pasi kompania deklaroi se kishte hequr 25.7 milionë artikuj të përmbajtjes së shfrytëzimit seksual të fëmijëve nga platformat e saj në tremujorin 2-të të vitit 2020/21.
Letra e plotë drejtuar Mark Zuckenberg në versionin original e gjeni në këtë link: https://www.nspcc.org.uk/globalassets/documents/online-safety/global-coalition-letter-to-facebook-october-21-1.pdf