6 Prill 2012 – Organizatat dhe Institucionet njihen me Linjёn Kombёtare tё Kёshillimit pёr Fёmijё dhe japin sugjerime pёr sistemin e referimit.
ALO 116 – Linja Kombёtare e Kёshillit pёr Fёmijё, zhvilloi ditёn e sotme njё ditё tё hapur dhe mirёpriti nё mjediset e saj pёrfaqёsues tё institucioneve publike, ndёrkombёtare dhe organizatave tё shoqёrisё civile sidomos ato me fokus mbrojtjen dhe avancimin e tё drejtave tё fёmijёve.
Ky takim kishte pёr qёllim informimin dhe ndёrgjegjёsimin e organizatave tё shoqёrisё civile pёr ekzistencёn e ALO 116, shёrbimet e ofruara prej saj dhe format e bashkёpunimit qё mund tё ngrihen nё tё ardhmen, me qёllim avancimin e tё drejtave tё fёmijёve dhe zgjidhjen e problemeve dhe çёshtjeve tё tyre.
Nё prezantimin e shёrbimeve dhe aktivitetit tё ALO 116 u evidentua rёndёsia e funksionimit tё saj, si njё shёrbim esencial pёr identifikimin e problemeve dhe çёshtjeve qё shqetёsojnё fёmijёt e qё janё evidentuar nga ALO 116 gjatё kёtyre tre viteve.
U vu nё dukje se ALO 116 ka ngritur njё sistem referimi pёr çdo rast dhe nevojё tё evidentuar, ka arritur tё mbledhё statistika dhe informacion mbi problemet dhe çёshtjet qё shqetёsojnё fёmijёt shqiptarё dhe ka arritur tё japё kontribut nё zgjidhjen e problemeve tё dhunёs, shfrytёzimit dhe diskriminimit ndaj fёmijёve. Gjithashtu ALO 116 ka mundur tё lobojё dhe advokojё pranё institucioneve falё informacionit dhe dijes sё akumuluar.
Prezantimi u shoqёrua nga njё seri pyetjesh tё pjesёmarrёsve tё cilёt ishin tё interesuar pёr funksionimin e linjёs, problemet e raportuara prej tyre dhe funksionimit tё sistemit tё rreferimit.
Falё edhe ndёrhyrjes konstruktive tё Avokatit tё Popullit Z. Igli Totozani, Komisioneres pёr Mbrojtjen kundёr Diskriminimit Znj. Irma Baraku dhe pёrfaqёsuesve tё institucioneve dhe organizatave tё shoqёrisё civile, debati u avancua nё raport me disa nga problemet kryesore qё ekzistojnё nё lidhje me sistemin e referimit dhe tё ndёrhyrjes pёr zgjidhjen e problemeve emergjente tё fёmijёve.
Nё debat u diskutua, se pavarёsisht ekzistencёs sё njё profili ligjor, efektit koordinues dhe mbёshtetës sё Shёrbimit Social, ALO 116 duhet tё ndjekё dhe monitorojё çdo rast tё referuar pёr shkak se efiçenca e shёrbimeve nuk ёshtё ende nё nivelin e duhur. Sipas pjesёmarrёsve sistemi i referimit duhet tё funksionojё nё atё mёnyrё qё çёshtjet tё arrijnё tё delegohen tek OJF-tё si organizma qё kanё ngritur kapacitetin e duhur pёr tё ndёrhyrё.
Me sugjerim tё Avokatit tё Popullit, Z. Igli Totozani, tё gjitha organizatat pjesёmarrёse u ftuan tё pёrgatisin propozime konkrete legjislative qё tё sjellin pёrmirёsime nё shёrbim.
ALO 116 ka kёnaqёsinё qё mund tё kontribuojё nё avancimin e diskutimeve mbi pёrmirёsimin e standartit tё shёrbimit ndaj fёmijёve kudo nё vend.
Gjatë eventit, nga shitja e materialeve të ALO 116, u gjenerua shuma prej 14.300 Lek, e cila do te behet pjese e buxhetit te ALO per vitin 2012-2013.