Këshilla parandaluese për fëmijët
1. Ju nuk jeni vetëm – është gjithmonë dikush që do të dëgjojë dhe do të ndihmojë
2. Sigurohu që dikush të dijë ndryshimin e planeve tuaja
3. Është në rregull të thuash JO ndaj çdo gjëjë në rast se ju nuk ndjeheni rehat apo ndjeheni të frikësuar
4. Nëse ju jeni në ndonjë rrezik ose të ndjeheni të pasigurt kontaktoni policinë ose një person të besuar
5. Mësoni si dhe kur duhet të kontaktoni numrat e emergjencave
6. Mësoni se si të ecni në mënyre të sigurt kur shkoni në shkollë dhe kur ktheheni nga shkolla si dhe ku të kërkoni ndihmë në rast se është e nevojshme
7. Gjithmonë ecni me një grup miqsh
8. Asnjëherë mos u afroni ose hyni në një automjet në qoftë se dikush ndalon të ju bëjë pyetje
9. Nëse jeni vetëm në shtëpi mos e hapni derën ose mos u tregoni njerëzve që ju jeni vetëm në shtëpi
10. Mësoni se si të përdorni internetin në mënyrë të sigurt
Këshilla parandaluese për prindërit
1. Sigurohuni që fëmijët tuaj të dinë emrin e tyre të plotë, adresën dhe numrin e telefonit të një personi të besuar
2. Inkurajoni fëmijët që të krijojë një rrjet të besimit të përbërë nga njerëz që ofrojnë siguri për fëmijën tuaj në rast se ata kanë nevojë për ndihmë
3. Mësoni fëmijët tuaj që të kërkojë ndihmë nga agjenci të tilla si zjarrfikësit, shërbimi ambulancës dhe policisë në qoftë se ata ndjehen të pasigurt
4. Edukoni veten tuaj në lidhje rreziqet on-line dhe çfarë masash sigurie janë në dispozicion për ju dhe fëmijët tuaj
5. Inkurajoni biseda të hapura me fëmijët tuaj në mënyrë që ata të ju tregojnë nëse ata përjetojnë diçka të papërshtatshme
6. Edukoni fëmijët tuaj që asnjëherë të mos të ecin vetëm dhe gjithmonë të jenë të shoqëruar me një mik ose me një të rritur të besuar
7.Edukoni fëmijët tuaj se ku dhe kur duhet të kërkojnë ndihmë nëse është e nevojshme
8. Inkurajoni fëmijët tuaj që të ju informuar në qoftë se planet e tyre të ndryshojë
9. Njihuni me rreziqet që mund ti kanosen fëmijës tuaj në qoftë se ai është rrëmbyer në arenën ndërkombëtare si edhe çfarë masash janë në dispozicionin tuaj
10. Inkurajoni fëmijët tuaj të jenë të vetëdijshëm për vendbanimin e tyre dhe të jenë të vëmëndshëm ndaj detajeve të njerëzve të dyshimtë që mund të hasin gjatë ditës të tilla si tiparet fizike dhe mënyrën se si ishin veshur.