Tiranë, 29 Janar 2015- ALO 116-Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri, një shërbim kombëtar telefonik në ndihmë të fëmijëve, të të rinjve dhe një sërë grupesh të rrezikuara të shoqërisë, njoftoi sot se Bordi i ALO 116 ka emëruar Znj. Belioza Çoku në pozicionin e Drejtoreshës Ekzekutive të ALO 116.
Gjatë vitit 2015 ALO 116 u regjistrua si organizatë më vete duke formësuar dhe forcuar rolin e saj në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të gjithë grupeve të margjinalizuara në vend, duke i dhënë një tjetër dimension këtij shërbimi kaq të rëndësishëm.
Znj. Çoku është një ndër aktivistet që ka kontribuar dhe kontribuon intensivisht në përmirësimin e politikave dhe legjislacionit në mbrojtje të fëmijëve, minoriteteve dhe grave. Gjatë viteve 2009-2013 ka menaxhuar në mënyrë të suksesshme ALO 116-Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë duke e kthyer këtë shërbim në një instrument të rëndësishëm në duart e fëmijëve dhe të rinjve.
