Sipas publikimit të fundit të botuar nga Linja Nderkombetare e Këshillimit për Fëmijë-CHI në Parlamentin Europian në Bruksel ,më 27 Qershor, 2013, abuzimi dhe dhuna kundër fëmijëve dhe të rinjve në Europë” është dyfishuar gjatë krizës ekonomike,
Linja Ndërkombëtare e Këshillimit për Fëmijë ka marrë pothuajse 58 milionë thirrje në dhjetë vjet, në lidhje me abuzimin, dhunën në familje, marrëdhënien familjare, marrdhëniet me bashkemoshatarët, të cilat gjatë të krizës ekonomike janë dyfishuar ose kanë mbetur të larta. .
Publikimi, Voices of Young Europe, tregon se çdo formë e abuzimit është rritur që nga viti 2009 dhe arrin në 2,1 milionë në dhjetë vjet. Fëmijët dhe të rinjtë në evropë vuajnë probleme të konsiderueshme në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët (2.8 milion kontakte), çështjet psiko-sociale dhe çështjet e shëndetit mendor (2.3 milion kontaktet) dhe marrëdhëniet familjare (1.7 milion kontakte). Fëmijët gjithashtu, gjithnjë e më shumë kontaktojnë linjën për ushqim dhe nevoja bazë, shfrytëzimi seksual, lypje dhe punë të detyruar në shtëpi.
Do të jetë e dobishme që linja e fëmijëve të njihet si një mjet kyç për sistemet e mbrojtjes të fëmijës në Bashkimit Evropian.Ofrimi i mbështetjes specifike në buxhetin e ri 2014-2020 duhet konsideruar në mënyrë të tillë që të siguroje financimin e këtyre shërbimeve vitale me përparësi, “tha zoti Antonio López-Istúriz, anëtar i Parlamentit Evropian nga Spanja.
Linja Ndërkombëtare e Këshillimit për Fëmijë prezantoi të dhëna telefonike alarmante të 10 viteve të fundit. Në këtë event morën pjesë znj Frances Fitzgerald, Ministre e Irlandes për Fëmijët dhe Çështjeve Rinore, Z. Alejo Vidal-Quadra, Zv. President i Parlamentit Europian, Z. Pablo Arias, Antar i Parlamentit Europian , z Salvador Garriga, Antar i Parlamentit Europian Z. Antonio Cancian, Antarë i Parlamentit Europian dhe Znj Emer Castello, Antare e Parlamentit Europian
Përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë qenë gjithashtu, të pranishëm në këtë ngjarje. ” Është e domosdoshme për ne që me të dhënat e paraqitura këtu të ndërtojnë politika”, tha se Znj Fritzgerald, duke shtuar se statistikat në këtë publikim janë një tregues i fortë i çështjeve me të cilat fëmijët janë përballur. “Unë dua të miratoj çështjen se linjat e fëmijëve janë një pjesë shumë e rëndësishme e iniciativave për mbrojtjen e fëmijëve tanë dhe ne duhet të ndërtojmë bashkëpunim midis agjensive për të siguruar që do të bëjmë përdorimin më të mirë të të dhënave që ne shohim në këtë raport sot”.
Voices of Young Europe është i pari nga gjashtë botimet rajonale të planifikuara për 10-vjetorit e Linjës Ndërkombetare për Këshillimin e Fëmijëve-CHI, duke u bazuar në të dhënat nga 126 milionë kontakteve me fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën.
“Efektet afatgjata të abuzimit dhe dhunës, shfrytëzimit për arsye përfitimi dhe seksual apo mosplotësimi i nevojave themelore do të pengojë zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve në qytetarë produktivë, duke imponuar një barrë të madhe financiare në vitet që vijnë”. tha Nenita la Rose, Drejtore Ekzekutive e Linjës Ndërkombetare për Këshillimin e Fëmijëve-CHI, në nisjen e publikimit.
Linja Ndërkombëtare e Këshillimit për Fëmijë (CHI) është rrjet global i linjave të fëmijëve, i cili punon për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve. CHI u themelua në vitin 2003 dhe festoi 10 vjetorin e saj këtë vit. Rrjeti CHI-së përbëhet nga 173 anëtarë në 142 vende.
Linjat e Fëmijëve shpesh janë kontakti i parë fëmijës me çdo lloj shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve, një kanal për ta dhe në shërbim të mbrojtjes së fëmijës. Linjat e Fëmijëve lejojnë fëmijët për të krijuar kontakte, kur ata kanë nevojë për mbështetje apo për të folur me dikë në një mjedis të sigurt dhe të besueshëm. Linja pa pagesë, dhoma chati online,SMS, mesazhe dhe letra iu ofrohen fëmijëve në mënyrë konfidenciale, për të marrë ndihmën e nevojshme.
