29 Dhjetor 2015-Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z.Ilir Meta viziton zyrat e ALO 116-Linja Kombetare e Këshillimit për Fëmijë. Në këtë takim z.Meta shoqërohej nga Ministri I Mirëqëniës Sociale dhe Rinisë z.Blendi Klosi si dhe nga deputetja znj. Vasilika Hysi.
Qëllimi I kësaj vizite ishte njohja më nga afër më një ndër shërbimet kryesore në mbrotje të drejtave të fëmijëve në vend. Vizita e parë u zhvillua në qendrën e thirrjeve të ALO 116. Në këtë qendër z.Meta, z. Klosi dhe znj.Hysi u njohën më nga afër me logjistikën që përdor ALO 116 për të pritur dhe trajtuar telefonatat, llojet e problematikave që referojnë më shumë fëmijët dhe teknikat që përdorin këshilluesit për të trajtuar rastet e fëmijëve.
“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm ofrimin e shërbimeve për fëmijët nga stafi i ALO 116. Volumi i telefonatave tregon punën fantastike dhe të palodhur që bën ky shërbim në rang kombëtar por në të njëtën kohe na vendos para përgjegjësisë për të marrë masa për ta mbështetur këtë shërbim në funksion të forcimit të mekanizmave për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve”-tha z.Meta.
“ Numri I telefonatave tregon besueshmërinë që ka krijuar ALO 116 gjatë këtyre 6-viteve të ofrimit të shërbimeve. Kjo tregon rolin e rëndësishëm që ka ky shërbim në sistemin e mbrotjes së fëmijëve në vend. Ne do të shikojmë me shumë prioritet bashkëpunimin me ALO 116 dhe mundësitë për ta mbeshtetur vazhdimesinë e këtij shërbimi”-tha z.Klosi.
Më tej vizita vijoi me një takim me Bordin e Fëmijëve të ALO 116. Ky bord është krijuar që në vitin 2009, ku ka qënë pjesë e pandarë e konsultimeve për përmirësimin e situatës së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.” Konsultimet me vetë fëmijët janë shumë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve miqësore për ta, ndaj unë e shikoj si shumë të rëndësishëm përfshirjen direkte të bordit jo vetëm brenda ALO 116 por edhe në pjesmarrjen direkte në kosultimet që do zhvillojë Parlamenti dhe Komisionet Parlamentare për marrjen e masave për mbrojtjen e fëmijëve-tha ndër të tjera z.Hysi”.
Kjo vizitë vjen në kuadër të iniciativës që ka ndërmarrë Parlamenti në bashkëpunim me shoqërinë civile për krijimin e Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”.
