Tiranё, 23 Janar 2012 – ALO 116 – Linja Kombёtare e Kёshillimit pёr Fёmijё ka kenaqёsinё tё falenderojë qytetarёt që kanë dhuruar pranё shtёpizёs me numёr 33 tek Qyteza e Fundvitit nё ditёt festive. Kontributi i qytetarëve ka mundësuar reth 500 fëmijë që të kenë zerin e tyre, të dëgjohen. Ky aktivitet i rёndёsishёm i organizuar falё bashkёpunimit tё CRCA/DCI Shqipёri me UNICEF dhe mbёshtetjen e stafit tё ALO 116 dhe disa vullnetarёve, bёri tё mundur qё pёr periudhёn 20 Dhjetor 2011 – 6 Janar 2012 tё mblidheshin fonde nga qytetarёt e thjeshtё dhe dashamirёsit pёr vazhdimёsinё e Linjёs sё vetme nё vend nё shёrbim tё fёmiljёve.
Nga kontributi i qytetarёve në kutinë e dhurimit të ALO 116 janë mbledhur 37.353 Lekë, që do të thotë që është mundur të bëhen 186 telefonata nga fëmijët. Ndërsa nga shitja e objekteve me logon e ALO 116 janë arritur të mblidhen 61.650 Lekё çka do tё thotё se ёshtё mundur tё mbulohet kostoja e 308 telefonatave qё do tё bёhen nga fёmijёt nё tё ardhmen. Qytetarёt dhe personat e interesuar patёn mundёsi qё tё ndjekin proçesin e mbledhjes sё fondeve dhe shumёn e mbledhur çdo ditё pёrmes grupit tё ALO 116 nё rrjetin social, facebook.
ALO 116, është një shërbim falas, që punon 24/7 të gjitha ditët e vitit e cila i ofron fёmijёve kёshillim psikologjik, informacion dhe i referon pranё institucioneve pёrgjegjёse. Kostoja e njё telefonate pranё ALO 116, e cila pёr fёmijёt ёshtё falas, i kushton Linjёs mesatarisht 200 lekё. Pёr kёtё arёsye, kontributi monetar i dhjetra qytetarёve ka bёrё qё tё sigurohet e ardhmja e shumё telefonatave, duke qenё se tё gjitha fondet e mbledhura në këtë iniciativë do të shkojnë direkt në funksion tё vazhdimёsisё sё ofrimit të shërbimeve të ALO 116.
Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë nё emёr tё tё gjithё fёmijёve, i falenderon tё gjithё qytetarёt shqiptarё dhe tё huaj, banorё tё Shqipёrisё ose jo, tё cilёt kanё dhuruar pёr vazhdimёsinё e njё shёrbimi kaq tё rёndёsishёm dhe tё nevojshёm pёr fёmijёt. Suksesi i kёsaj iniciative tregon pёr ndjenjёn qytetare dhe filantropike tё shoqёrisё sonё, e cila vёrtetoi se nuk e ka humbur ndjeshmёrinё dhe dashurinё e saj pёr mё tё vegjёlit e shoqёrisё.