Arratisja nga Familja dhe Rrëmbimi Prindëror përbëjnë mbi 85% të rasteve të Fëmijëve të Humbur, sipas të dhënave të raportuara nga Missing Children Europe
Bruksel, 2 Qershor 2014 – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, u organizua konferenca “Kur çdo minute kushton” e mbajtur në Athinë, në të cilën u publikuan të dhënat e marra nga Linjat Europiane të Fëmijëve të Humbur. Rastet e trajtuara në Linjat Europiane të Fëmijëve të Humbur tregojnë se 50% e rasteve janë fëmijë të arratisur nga familja, 36% raste të rrëmbimit prindëror, 2% i referohen rasteve të fëmijëve emigrante të pashoqëruar.
Të dhënat janë mbledhur nga Linjat e Europiane të Fëmijëve të Humbur 116 000 të cilët i janë përgjigjur mbi 630.724 (gjashtëqind e tridhjetë e shtatëqind e njëzet e katër) telefonatave gjatë viti 2013 dhe kanë trajtuar 5000 (pesë mijë) çështje të Fëmijëve të Humbur.
116 000- Linja Europiane të Fëmijëve të Humbur operon në 27 nga 28 shtete anëtare të Bashkimit Europian dhe në dy shtete jo anëtare të Bashkimit Europianë, si Serbia dhe Shqipëria. Mungesa e burimeve financiare, mungesa e mbështetjes nga institucionet qeveritare si dhe mungesa e ndërgjegjësimit për shërbimet e ofruara nga 116 000 janë raportuar si sfidat kyçe gjatë periudhës së 2013-ës. Nga të dhënat e raportit të publikuar, 59% e ofruesëve të shërbimit janë vullnetarë, si dhe 365 të personave të cilët janë anketuar nga vënde të ndryshme, tregon se nuk jane të informuar për numrat e ndihmës për rastet e Fëmijeve të Humbur.
Në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e 3 grupeve me te angazhuar per fëmijët e humbur, Linjat e Europiane të Fëmijëve të Humbur përuruan ekspozitën fotografike me titullin goditës “Fokusi i Fëmijëve të Humbur “, si pjese e eventit që u mbajtë ne Greqi. Ekspozita shfaqi 3 imazhe artisitike raste të Fëmijëve të Humbur.
Kjo koferencë pati si synim kryesorë që të rrisë ndërgjegjësimin mbi mundësitë në dispozicion për të mbështetur fëmijët e humbur dhe familjet e tyre, me një fokus të veçantë në bashkëpunimin ndërmjet aktorëve kombëtarë të përfshirë në sistemet emergjente të fëmijëve ne te gjithe Evropën.
Gjatë fjalës së tyre në konferencë, Presidenti i Europës së Fëmijëve të Humbur si dhe reporteri special i Kombeve tee Bashkuara ne lidhje me rastet e fëmijëve të humbur dhe të shfrytëzuar, theksuan faktin se : Fatmiërsisht shumë raste të fëmijëve të humbur janë gjetur brënda 3 ditëve që nga momenti i zhdukjes.
Ata theksuan faktin që kjo nuk do të thotë që problemi është zgjidhur. Nësë fëmijët do të kthehen sërish në vëndin në të cilën ata janë zhdukur, përsëri mund të ndodhë që ata të përballën më situata të njëjta konflikti, abuzimi negelizhimi. Sa më tepër ne përpiqemi për ta aq më të larta janë mundësit që ata të shpëtojnë.
Gjatë konferencës u theksua dhe fakti se ka patur dhe raste kur fëmijët nuk janë gjetur ose janë vonuar në gjetje, siç ka patur edhe raste kur fëmijët janë vrarë. Disa nga rastet e fëmijëve të humbur që janë vrarë ose nuk janë gjetur, ka ndodhur sipas statistikave amerikane të jenë vrarë në orët e para të humbjes së tyre.
Një sërë vëndesh europiane kanë ngritur sisteme emergjence për fëmijët, për të bërë me dije publikun e gjërë në mënyrë të menjëhershme për raportimin e rastete e fëmijëve të humbur. Megjithatë ky bashkëpunim ndërkufitarë mendej i limituar.
Konferenca “Çdo minutë kushton” ka për qëllim të ndajnë praktikat më të mira ekzistuese në ngritjen e një sistemeve emergjente për fëmijët dhe promovimin e një bashkëpunim më të mirë midis rasteve ndërkufitare të fëmijëve të humbur.
“Kur çdo minutë kushton”
Konferenca “Kur çdo minutë kushton” u mbajtë në 2 Qershor në Technopolis Athin, Greqi në mbështetje të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur. Kjo konferencë u organizua nga Federata Europiane për Fmijet e Humbur dhe të Shfrytëzuar dhe Buzqeshja e Fëmijëve të cilët kanë Linjën Kombëtarë të Telefonit të Ndihmës për Fëmijë 116 000, organizatë e cila mbështet nga Presidenca Greke e Këshillit të Bashkimit Europian.
Kjo konferencë u pasua me një ekzpozitë fotosh të fëmijëve të humbur, ku fokusi i kësaj ekspozite ishte paraqitja e një sërë imazhesh artistike të 3 rasteve reale të fëmijëve të humbur, fëmijë të arratisur nga shtëpia, si dhe të mitur emigrantë të pashoqëruar. Natalie Hill ishte fotografja e talentuar dhe krijuesja e konceptit që paraqet fotografi të mjegullta ose jashtë fokusit të fëmijëve në situata të ndryshme që te çojnë ne zhdukjen e tyre per te rritur ndërgjegjësimin se perse fëmijët humbasit dhe se çfarë ndodh kur ndodh kjo gje.
Fëmijët e Humbur të Europës
Fëmijët e Humbur të Europës ështe një federatë europiane për fëmijët e humbur dhe të shfrytëzuar seksualisht që përfaqëson 30 orgnaizata në 25 shtete. Misioni është mbrojtja e fëmijëve nga çdo lloje forme dhune, abuzimi, neglizhimi që i ka ndodhur fëmijës, si dhe rastet kur një fëmijë rezulton i humbur.