KUJDESI DHE EDUKIMI PËR FËMIJËT QË NË FËMIJËRINË E HERSHME!
JAVA GLOBALE E EDUKIMIT, 23-28 PRILL 2012!
CRCA/ALO 116, World Vision, Save the Children, La Casa Nel Cure, ADRA, VIS TIRANA, TAMAM, Rrjeti i Vullnetarëve Shqiptarë, Eco Volis dhe UNICEF, organizuan sot në orën 11.00 eventin publik: “PIKTURA E MADHE”
Çdo vit, gjatë javës së Fushatës Globale të Edukimit, trajtohet një nga fushat kryesore të qëllimit të mijëvjeçarit të edukimit për të gjithë. Në vitin 2012, tema për fushatën është: “Kujdesi dhe Edukimi në Fëmijërinë e Hershme.”
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin fëmijë, mësues, studentë dhe qytetarë të cilët bashkë me organizatat e shoqërisë civile u mblodhën për të advokuar të gjithë së bashku për të drejtat e fëmijëve.
Njëkohësisht e pranishme ishte dhe zv.Ministrja e Arsimit, znj.Nora Malaj dhe përfaqësues të tjerë nga pushteti qëndror dhe vendor.
“Piktura e Madhe” e Fëmijëve ishte një ndër aktivitetet e “Javës Globale mbi Edukimin”, e fëmijëve, mësuesve, prindërve, zyrtarëve apo drejtuesve në fushën e arsimit, përkujdesit dhe edukimit.
Mesazhi i aktivitetit të sotëm ishte gjithpërfshirja dhe edukimi cilësor në fëmijërinë e hershme. Ne duam të tregojmë se si do të dukej një fëmijëri e hershme, e mirë
dhe njëkohësisht tu tregojmë udhëheqësve tanë dhe se çfarë angazhimi kërkon kjo nga ana e tyre.
“Piktura e madhe” u realizua me anë të vizatimeve dhe pikturave të fëmijëve të cilat kishin në përmbajtje fantazinë e tyre dhe njëkohësisht ëndrrat e tyre për një bote ideale për ta.