THIRRJE PËR APLIKIM: BËHU PJESË E #SUPERSKUADRËS SË ALO 116-111
Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë ALO 116-111, hap thirrjen për të gjithë studentët që studiojnë në një prej degëve të shkencave sociale për t’ju bashkuar vullnetarisht #SuperSkuadrës ALO 116-111.
#SuperSkuadra prej krijimit në vitin 2021 ka si mision dhe për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë në mbarë vendin, për të raportuar çdo lloj rasti dhune dhe abuzimi ndaj fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve deri në moshën 18 vjeç në Shqipëri.
Si çdo vit, ALO 116-111 po planifikon për të lançuar Fushatën Kombëtare Informuese dhe Ndërgjegjësuese prej datës 15 Shkurt 2024 e në vazhdim, në të gjitha institucionet arsimore, komunitet, në 12 qarqet e vendit. Për të lehtësuar procesin e komunikimit me fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin, ALO 116-111 do të angazhojë në mënyrë aktive #SuperSkuadrën.
Studentët pjesë e #SuperSkuadrës do të aktivizohen në organizimin dhe moderimin e orëve të hapura ndërgjegjësuese në komunitet, institucionet arsimore dhe rezidenciale mbi shërbimet që ofrohen nga ALO 116-111 dhe çështje që lidhen me të drejtat e fëmijëve. Njëkohësisht ata do të marrin pjesë aktive në aktivitetet vjetore që organizon ALO 116-111.
Studentët që do t’i bashkohen #SuperSkuadrës do të trajnohen dhe pajisen me shprehitë përkatëse për të komunikuar me fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë, si dhe mbarë komunitetin.
DOKUMENTACIONI I PRANIMIT
Studentët që kanë dëshirë të bëhen pjesë e #SuperSkuadrës, duhet që të dërgojnë pranë ALO 116-111, dokumentacionin si vijim:
- Një kopje e CV-së,
- Letër Motivmi për t’u bërë pjesë e #SuperSkuadrës së ALO 116 111.
AFATI I APLIKIMIT
Afati përfundimtar i aplikimit për t’u bërë pjesë e #SuperSkuadrës së ALO 116 111, është data 30 Janar 2024. Sigurohuni që dokumentat e kërkuara të dërgohen me email në adresën alo116@alo116.al me subjekt “Aplikim për t’u bërë pjesë e SuperSkuadrës së ALO 116-111”.