Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri “ALO 116” është një pikë kyçe e sistemit të shërbimeve referente për to.
Linja Kombëtare për Fëmijët është në dispozicion të fëmijëve në të gjithë vendin, por ajo përqëndrohet gjithashtu në fëmijët në nevojë si: fëmijët e dhunuar, abuzuar apo keqtrajtuar, fëmijët në situatë rruge, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët që janë në konflikt me ligjin etj. Ky program nuk përjashton as prindërit, mësuesit, edukatorët apo personat që punojnë me fëmijët dhe personat e interesuar për informacione/këshilla për fëmijët.
Gjithashtu ALO 116 punon për përmirësimin e sistemit të mbrojtes së fëmijëve nëpërmjet advokacisë dhe mbështetjes së një sistemi që i përgjigjet fëmijëve që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje.
Për të realizuar një faqe të përshtatshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm ALO 116, do të kontaktojë një ekspert web-i, i cili do të mirëmbaje faqen e internetit www.alo116.al.
Qëllimi kryesor:
Eksperti do të mirëmbaje faqen e websitet www.alo116.al në të gjitha dimensionet e saj dhe ofron sherbim IT sipas nevojes.
Kërkesat dhe përgjegjësitë e kontraktorit:
Kontraktori do të ndërmarrë këto përgjegjësi:
Kontraktori do të ndërmarrë këto përgjegjësi:
- Analizon funksionin aktual të web-faqes www.alo116.al;
- Mirmban faqen e websitet www.alo116.al në aspektin viziv dhe teknik;
- Ofron ekspertizen teknike për të krijuar, menaxhuar dhe rinovuar faqen e websitet www.alo116.al;
- Instalon software dhe kujdeset për parametrat e sigurise se faqes;
- Projekton dhe zhvillon teknikisht kategori të reja për web-faqen www.alo116.al bazuar në nevojat e organizatës;
- Ofron sherbim IT sipas nevojes, jo me pak se 2 here ne muaj.
Ekspertët mund të dergojnë CV e tyre me email ne adresen alo116@crca.al ose me poste ne adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane brenda dates 31 janar 2016.