Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri “ALO 116” është një pikë kyçe e sistemit të shërbimeve referente për to.
Linja Kombëtare për Fëmijët është në dispozicion të fëmijëve në të gjithë vendin, por ajo përqëndrohet gjithashtu në fëmijët në nevojë si: fëmijët e dhunuar, abuzuar apo keqtrajtuar, fëmijët nw situatw rruge, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët që janë në konflikt me ligjin etj. Ky program nuk përjashton as prindërit, mësuesit, edukatorët apo personat që punojnë me fëmijët dhe personat e interesuar për informacione/këshilla për fëmijët.
Gjithashtu ALO 116 punon për përmirësimin e sistemit të mbrojtes së fëmijëve nëpërmjet advokacisë dhe mbështetjes së një sistemi që i përgjigjet fëmijëve që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje.
Në këtë kuadër ALO 116 i është bashkuar Planit Kombëtar të Mobilizimit #unëmbrojfëmijët i iniciuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrotjtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Në mbështetje të këtij plan mobilizimi dhe në kuadër të iniciativave të ALO 116 për ofrimin e shërbimeve inovatore po planifikohet në bashkëpunim me ASHMDF dhe zyrën e UNICEF në Shqipëri krijimi I një aplikacionit online me emrtimin “#unëmbrojfëmijët”, i cili vjen si një mjet i ri ndërgjegjësues dhe raportues në ndihmë të prindërve, mësuesve, profesionistëve që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijeve. Për të realizuar një aplikacion të përshtatshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm ALO 116, me mbështetjen e UNICEF dhe ASHMDF, do të kontaktojë një ekspert i cili, do të bëjë të mundur krijimin dhe modelimin e aplikacionit.
Çështje të rëndësishme mbi aplikacionin
- Aplikacioni do të jetë i aksesueshme nga prindërit, fëmijët, mësuesit dhe gjithë grupet e interesuara për mbrojtjen e fëmijëve;
- Përdoruesit mund të informohen për evente ose lajme të ndryshme me pop-up ose shfaqje në aplikacion si ikonë e re.
- Aplikacioni duhet të jetë lehtësisht i përdorueshëm nga një person i zyrës si administrator, i cili mund të hedhë aty lajme dhe materiale të herëpashershme. Administratori duhet të ketë akses shumë të lehtë për rubrikat lajme dhe evente.
- Kontraktori nuk i kërkohet të zhvillojë përmbajtjen e e seksioneve por vetëm strukturën.
Kërkesat dhe përgjegjësitë e kontraktorit:
Kontraktori do të ndërmarrë këto përgjegjësi:
- Ndërtimin e aplikacionit telefonik nën emërtimin “unëmbrojfëmijët”;
- Do të realizojë diskutime paraprake me personat përkatës të stafit ALO 116 dhe ASHMDF për të njohur pritshmëritë mbi aplikacionin telefonik që do të ndërtojë;
- Të konceptualizojë dhe të propozojë versione të ndryshme të aplikacionit, të cilat më pas do të diskutohen dhe do të përzgjidhet alternativa më e përshtatshme;
- Të projektojë dhe të zhvillojë teknikisht të gjitha kategoritë që do të vendosen në aplikacion;
- Të zhvillojë një manual përdorimi për aplikacionin në një gjuhë të thjeshtë.
- Të sigurojë trajnimin e stafit që d të menaxhojë aplikacionin.
Ekspertët mund të dergojnë CV e tyre me email ne adresen alo116@crca.al ose me poste ne adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane brenda dates 31 maj 2016.