Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri “ALO 116” është një pikë kyçe e sistemit të shërbimeve referente për to.
Linja Kombëtare për Fëmijët është në dispozicion të fëmijëve në të gjithë vendin, por ajo përqëndrohet gjithashtu në fëmijët në nevojë si: fëmijët e dhunuar, abuzuar apo keqtrajtuar, fëmijët në situatë rruge, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët që janë në konflikt me ligjin etj. Ky program nuk përjashton as prindërit, mësuesit, edukatorët apo personat që punojnë me fëmijët dhe personat e interesuar për informacione/këshilla për fëmijët.
Gjithashtu ALO 116 punon për përmirësimin e sistemit të mbrojtes së fëmijëve nëpërmjet advokacisë dhe mbështetjes së një sistemi që i përgjigjet fëmijëve që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje.
Pavarësisht së ALO 116 sot ka një pozicion të rëndësishëm ne sistemin e mbrojtjes së fëmijëve duhet rishikuar dhe rikonceptuar drejtimin strategjik të saj me qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për fëmijët.
Qëllimi kryesor:
Përcaktimi i drejtimeve të ardhshme të ALO 116 duke përfshirë vizionin, misionin, vlerat dhe objektivat në mënyrë që të zhvillohet një strategji e qartë në rritjen e efektivitetit të shërbimeve.
Kërkesat dhe përgjegjësitë e kontraktorit:
Kontraktori do të ndërmarrë këto përgjegjësi:
Kontraktori do të ndërmarrë këto përgjegjësi:
Të analizoje pozicionin e ALO 116 bazuar në metoden SëOT;
Të identifikojë çështje të rëndësishme si pikat e forta dhe vështirësitë e ndeshura gjatë 7 viteve të ofrimit të shërbimeve të ALO 116;
Të rishikojë vizionin, misionin, objektivat me qëllim forcimin e pozitës së ALO 116 në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në vend;
Të parashikojë poziconin e ALO 116 në terma atagjatë;
Të mbajë një proces konsultativ me partnerët e ALO 116 për të identifikuar fushat kryesore të operimit të ALO 116 dhe vendosjen e objektivave strategjik;
Ekspertët mund të dergojnë CV e tyre me email ne adresen alo116@crca.al ose me poste ne adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane brenda dates 14 tetor 2016.