Pozicioni: Financier/e me kohë të pjesshme
Punëdhënës: ALO 116: Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Kohëzgjatja: Minimumi 6 muaj
Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët kudo në Shqipëri. Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: ALO 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur.
Përgjegjësitë e konsulentit :
- Financieri/ja do të jetë përgjegjës/e për kryerjen e transaksioneve financiare të projekteve të të organizatës;
- Financieri/ja do te jetë përgjegjës/e për përgatitjen e raporteve financiare, të transaksioneve dhe raportimin e tyre;
- Lehtëson proçesin e auditit financiar;
- Përgatit dhe dorëzon raportet financiare tek donatorët;
- Detyra të tjera mund t’i shtohen gjatë punës sipas kërkesave financiare të projekteve;
Kualifikimet:
- Te këtë mbaruar studimet në degën Financë, Kontabilitet;
- Të ketë eksperiencë pune në menaxhimin financiar të projekteve ne sektorin e OJF-ve;
- Të këtë njohuri të mira të legjislacionit dhe veprimtarive ekonomike të OJF-ve;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze
- Të jetë fleksibël me ngarkesën e punës
Dokumentacioni i pranimit (Sigurohuni që këto dokumenta të dergohen elektronikisht me subjekt “Aplikim për punesim ne pozicionin Financier/e):
- Formulari i plotësuar i Aplikimit për Punësim i ALO 116 Shqipëri. Kjo formë duhet kërkuar paraprakisht nga i/e interesuari/a ne adresen e emailit alo116@crca.al;
- Fotokopje të Diplomës dhe listës së notave;
- CV;
- Dy Rekomandime (rekomandimet duhen të jenë nga punëdhënës apo supervizorë tuaj së bashku me kontaktet e tyre).
- Dëshmi Penaliteti, vetëm për ata kanddiatë që do të kalojnë në fazën finale të intervistimit.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 16 nentor 2016, ora 12:00. Aplikimet bëhen vetëm elektronikisht tek adresa e emailit alo116@crca.al me subjekt: “Aplikim për Punësim pranë ALO 116 ne pozicionin Financier/e”, si dhe emrin dhe mbiemrin e aplikantit.
Asnjë aplikim nuk do të merret në konsideratë nëse nuk është i plotë. Vetëm kandidatët që do të kalojnë në intervistë do të njoftohen për vazhdimin e procedurave të mëtejshme të intervistimit. ALO 116 është punëdhënës që garanton mundësi punësimi të barabarta për të gjithë.