Pozicioni: Operator Këshillues në ALO 116
Punëdhënës: ALO 116: Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Kohëzgjatja: Minimumi 1 vit (3 muajt e parë janë periudhë prove)
Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët kudo në Shqipëri. Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: ALO 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur
Profili i operatorit: Operatori këshillues do të jetë personi që do të presë telefonatat e fëmijëve, do të bëjë një vlerësim paraprak të telefonatës si dhe do të këshillojë, të konsultojë, rekomandojë dhe informojë fëmijët për çdo shqetësim që ata kanë. Puna është me tre turne përgjatë 7 ditëve të javës. Ditët e pushimit janë të rregulluara në bazë të turneve. Paga e operatorit do të jetë sipas standarteve të përcaktuara nga Kodi i Punës.
Kriteret e pranimit: Kandidati që kërkon të punësohet në rolin e operatorit duhet të përmbushë këto kritere:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, degët: Psikologji ose Punë Sociale;
- Të jetë i/e gatshëm për të punuar me tre turne;
- Të ketë të paktën 3 vjet punë dhe eksperiencë në këshillim;
- Të jetë i rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es, ose të paktën një punëdhënës dhe një pedagog përgjegjës përgjatë studimeve;
- Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze (nuk janë të nevojshme dokumentat/dëshmitë për ta vërtetuar këtë, pasi do të bëhen testime në anglisht nga ana jonë);
- Të ketë experiencë pune apo praktike mësimore me fëmijët;
- Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale ndaj fëmijëve.
Dokumentacioni i pranimit (Sigurohuni qe keto dokumenta te dergohen me email tek adresa alo116@crca.al me subjekt Aplikim per Punesim):
- Formulari i plotësuar i Aplikimit për Punësim i ALO 116 Shqipëri. Kjo formë duhet kërkuar paraprakisht nga i/e interesuari/a;
- Fotokopje të Diplomës dhe listës së notave;
- CV;
- Dy Rekomandime (rekomandimet duhen të jenë nga punëdhënës apo supervizorë tuaj së bashku me kontaktet e tyre. Rekomanduesit nuk duhet të jenë persona që kanë lidhje gjaku apo lidhje familjare me aplikuesin).
- Dëshmi Penaliteti, vetëm për ata kandiatë që do të kalojnë në fazën finale të intervistimit.
Personat e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në rrugë elektronike me zyrat e ALO 116 Shqipëri për të marrë Formularin e Kërkesës për Punësim në adresën: alo116@crca.al
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 8 Mars 2016, ora 12:00. Aplikimet bëhen vetëm elektronikisht tek adresa e mësiperme e emailit me subjekt: “Aplikim për Punësim pranë ALO 116”, si dhe emrin dhe mbiemrin e aplikantit.
Asnjë dosje aplikimi nuk do të merret në konsideratë nëse nuk është e plotë. Vetëm kandidatët që do të kalojnë në intervistë do të njoftohen për vazhdimin e procedurave të mëtejshme të intervistimit. ALO 116 është punëdhënës që garanton mundësi punësimi të barabarta për të gjithë.