Njoftim Punësimi – Kërkohen dy ekspertë për trajnimin e stafit të ALO 116 mbi çështjet e te drejtave të femijëve dhe komunikimit me fëmijët dhe adoleshentët target të ALO 116
Pozicioni: Ekspertë për realizimin e trajnimeve;
Punëdhënës: ALO 116: Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët kudo në Shqipëri. Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: ALO 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur.
Përgjegjësitë ekspertit
- Konsulenti/ja do të zhvillojë çështjet për të cilat ka rënë dakort në bazë të strukturës së miratuar;
- Për përgatitjen e temave konsulenti/ja do të zhfrytëzojë materialet, dokumentat kombëtarë dhe ndërkombëtarë, bazuar në standartet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve;
- Trajnimi do të përcjellë tek stafi i ALO 116 informacion, materiale ndihmëse dhe teknika që do të lehtësojnë punën për trajtimin dhe referimin e rasteve;
- Përmbajtja të jetë në një format funksional për t’u përdorur lehtësisht gjatë punës së punonjësve të ALO 116;
- Për të aftësuar punonjësit e ALO 116 për të përdorur profesionalisht njohuritë e ofruara në trajnim gjatë punës si operatorë këshillues ;
Kualifikimet:
- Të ketë eksperiencë të gjërë mbi çështjet e te drejtave dhe komunikimit me fëmijëve;
- Të jetë i familjarizuar me çështjet që lidhen me te drejtat, komunikimin, abuzimin dhe dhunën ndaj fëmijëve;
- Minimumi 3 vjet eksperiencë në çështjet që lidhen me të drejat e fëmijëve;
- I aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë strukturën e trajnimeve;
- Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me ALO 116-111;
Dokumentacioni i pranimit :
Ekspertët mund të dergojnë CV e tyre me email ne adresen alo116@alo116.al ose me poste ne adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane brenda dates 13 Prill 2018
Bashkangjitur me këtë njoftim gjeni edhe Termat e Referencës për secilin prej tyre.
