Pozicioni: Operator Këshillues në ALO 116
Punëdhënës: ALO 116: Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Kohëzgjatja: Minimumi 1 vit (3 muajt e parë janë periudhë prove)
Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi
për fëmijët kudo në Shqipëri. Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: ALO 116
111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për
Fëmijët e Humbur.
Profili i operatorit: Operatori këshillues do të jetë personi që do të presë telefonatat e
fëmijëve, do të bëjë një vlerësim paraprak të telefonatës si dhe do të këshillojë, të konsultojë,
rekomandojë dhe informojë fëmijët për çdo shqetësim që ata kanë. Puna është me tre turne
përgjatë 7 ditëve të javës. Ditët e pushimit janë të rregulluara në bazë të turneve. Paga e
operatorit do të jetë sipas standarteve të përcaktuara nga Kodi i Punës.
Kriteret e pranimit: Kandidati që kërkon të punësohet në rolin e operatorit duhet të përmbushë
këto kritere:
- Të jetë diplomuar në të dyja ciklet e studimit (bachelor dhe master) në Fakultetin e
Shkencave Sociale, degët: Psikologji ose Punë Sociale; - Të jetë i/e gatshëm për të punuar me tre turne;
- Preferohet të ketë eksperiencë në këshillim;
- Të jetë i rekomanduar nga një ose dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale
dhe personale të kandidatit/es, ose të paktën një punëdhënës dhe një pedagog
përgjegjës përgjatë studimeve; - Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze (nuk janë të nevojshme dokumentat/dëshmitë për
ta vërtetuar këtë, pasi do të bëhen testime në anglisht nga ana jonë); - Të ketë eksperiencë pune apo praktike mësimore me fëmijët;
- Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale ndaj fëmijëve.
Dokumentacioni i pranimit (Sigurohuni që këto dokumenta të dërgohen me email tek adresa alo116@alo116.al me subjekt Aplikim për Punësim):
- Formulari i plotësuar i Aplikimit për Punësim i ALO 116 Shqipëri. Kjo formë duhet
- kërkuar paraprakisht nga i/e interesuari/a;
- Fotokopje të Diplomës dhe listës së notave;
- CV;
- Rekomandime (rekomandimet duhen të jenë nga punëdhënës apo supervizorë tuaj së
bashku me kontaktet e tyre. Rekomanduesit nuk duhet të jenë persona që kanë lidhje
gjaku apo lidhje familjare me aplikuesin). - Dëshmi Penaliteti, vetëm për ata kandidatë që do të kalojnë në fazën finale të
intervistimit.
Personat e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në rrugë elektronike me zyrat e ALO 116 Shqipëri për të marrë Formularin e Kërkesës për Punësim në adresën: alo116@alo.116.al
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 30 Shtator 2023, ora 16:00. Aplikimet bëhen vetëm elektronikisht tek adresa e mësipërme e emailit me subjekt: “Aplikim për Punësim pranë ALO 116”, si dhe emrin dhe mbiemrin e aplikantit.
Faza e intervistimeve me aplikantët e përzgjedhur do të vijojë sipas renditjes në kohë të dërgimit të aplikimit dhe dokumentacionit të kërkuar.
Asnjë dosje aplikimi nuk do të merret në konsideratë nëse nuk është e plotë. Vetëm kandidatët që do të kalojnë në intervistë do të njoftohen për vazhdimin e procedurave të mëtejshme të intervistimit. ALO 116 është punëdhënës që garanton mundësi punësimi të barabarta për të gjithë.
