Hartimin i një strategjie komunikimi në lidhje me prindërimin pozitiv
- Informacion i përgjithshëm
– ALO 116111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët është një shërbim pa pagesë për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në shërbimet përkatëse. Qëllimi kryesor i ALO 116 është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kur ata ndodhen në situatë rreziku dhe të sigurojë një qasje të përshtatshme që të gjithë fëmijëve t’u garantohen më shumë shërbime në kuadër të një sistemi mbrojtës efektiv dhe parandalues. ALO 116 është një mundësi për çdo fëmijë që të ndihmohet në një moment delikat të jetës së tij/saj.
ALO 116111 me mbështetjen e Save the Children Shqipëri po implementon një iniciativë për të asistuar prindërit në lidhje me prindërimin pozitiv, komunikimin dhe disiplinën positive me fëmijët në shkallë kombëtare. Fokusi I kësaj ndërhyrje është ofrimimi I mbështetjes psiko-emocionale për prindërit, ofrimi I informacionit për prindërit në lidhje me prindërimin pozitiv dhe referimin e kërkësave të prindërve në institucionet përkatëse. Në mbështetje të shërbimeve që ofron ALO 116111, si dhe për të krijuar kontakt të drejpërdrejtë me prindërit në lidhje me çështjet e mësipërme ALO 116111 është ka te nevojshëm pergatitjen e nje Strategjie Komunikimi në lidhje me prindërimin pozitiv. - Çështje të rëndësishme fushatës së ndërgjegjësimit
Strategjie e komunikimit i drejtohet prindërve, familjeve, fëmijëve, institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, si dhe publikut të gjerë; - Kërkesat dhe përgjegjësitë e kontraktorit:
Përgatitja e strategjisë së komunikimit duhet të përkojë me hapat e parashikuar nga ALO 116111 dhe Save the Children për zbatimin e projektit dhe të bazohet ne pyetjet: si, ku, kush, çfarë, sa? për të bërë publikisht të njohur imazhin e linjës nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese, përdorimit të mjeteve masive të informimit (TV, Gazeta, Radio) si dhe elementeve të tjerë të komunikimit (postera, fletë-palosje, fletushka, kartolina). Rëndësi do t’i jepet identifikimit të target grupit (sidomos prindërve) dhe mënyrave që do të përdoren për ta dërguar / shpërndarë imazhin tek target grupi (Përgatitja e paketës së komunikimit: targeti i parë – prindërit, targeti i dytë – politikëbërësit; objektivat e qartë të komunikimit; për çdo audiencë të identifikohet mesazhi kryesor.)
Konsulenti që do të përgatisë strategjinë e komunikimit duhet të ndalet në të gjitha aspektet e organizimit dhe zbatimit të fushatës së ndërgjegjësimit, duke marrë parasysh përdorimin e të gjitha formave dhe mjeteve të komunikimit. Strategjia duhet të mbulojë dhe të shprehet qartë në lidhje me pyetjet e mëposhtme:
– Si? Këtu duhet të përfshihen metodat dhe hapat që duhet të ndërmarrë ALO 116111 për të bërë të mundur arritjen e qëllimit final, që është sensibilizimi i prindërve, por edhe opinionit të gjërë publik në lidhje me prindërimin pozitiv.
– Ku? Konsulenti duhet të propozojë zgjidhje konkrete në lidhje me mjetet e komunikimit që do të përdoren (TV / Radio/ Media Sociale/Gazeta / materiale të printuara), duke përcaktuar rëndësinë dhe dhënë shpjegime dhe argumente se pse një mjet komunikimi mund të jetë më i rëndësishëm sesa një tjetër.
– Çfarë? Kjo pyetje duhet parë e lidhur ngushte me të gjithë strategjinë e komunikimit. Konsulenti duhet të propozojë zgjidhje praktike në lidhje me mjetet që do të përdoren gjatë fushatës pwr komunkimin. Pyetja kërkon të identifikojë masat që duhen ndërmarrë nga organizatorët dhe zbatuesit e fushatës që ajo të jetë e suksesshme.
– Sa? Konsulenti në këtë pyetje duhet të fokusohet tek aspekti praktik i arritjes së qëllimit final të Fushatës dhe zbatimit të saj. Pra, sa kohë duhet të zgjasë fushata, sa materiale (Media Sociale/TV/ Radio / Gazeta / materiale të printuara) duhen venë në dispozicion të fushatës, sa kohë i duhet kushtuar secilit aspekt specifik të ndërgjegjësimit nëpërmjet mjeteve të zgjedhura, sa kopje materialesh të printuara (postera, fletë-palosje, fletushka, kartolina) duhen botuar etj. - Përgjegjësitë e ALO 116:
– Të sigurojë logjistiken e nevojshme për ndërtimin e faqes
– Të sigurojë pagesën e kontraktorit bazuar në kontratën midis ALO 116 dhe kontraktorit; - Kualifikimet:
– Të jenë kandidat i specializuara për të ofruar këtë lloj shërbimi
– Të kete të paktën 5 vjet eksperiencë në fushë
– Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me ALO 116; - Kohëzgjatja : Maj-Qershor 2022
Personat e interesuar mund të dergojnë CV e tyre me email ne adresen alo116@alo116.al ose me poste ne adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane brenda dates 20 Prill 2022.