PËR BLERJEN E PAISJEVE KOMPJUTERIKE: LAPTOP, MOUSE, DESKTOP
Bërë publike në datë: 10 Dhjetor 2024
Dorëzimi i ofertave duhet bërë brenda datës: 25 Dhjetor 2024
Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri “ALO 116” është një shërbim I rëndësishëm për fëmijët në Shqipëri, që operon në Shqipëri që prej vitit 2015 I identifikuar me NIPT L51902452K
Në kuadër të programit netSMARTkids: Mbështetje për Qendrën për Internet të Sigurt në Shqipëri për të mbrojtur fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual në internet, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian – Programi i Europës Dixhitale dhe ALO 116 Shqipëri, ne shpallim thirrjen për kuotim për blerje të pajisjeve kompjuterike: laptop, desktop dhe monitor, sipas specifikimeve të përshkruara më poshtë.
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes.
1.Specifikimet: Laptop, sasia 2 copë, me specifikimet e mëposhtme:
Laptop | |
Specifikimet | |
PROCESSOR | Intel Core i5- i7 (Gen 12) |
MAXIMUM BOOST SPEED | 4.0 GHz |
RAM | 16 GB |
GRAPHICS TYPE | Integrated Intel |
DISPLAY | 14.3”- 15.6” FHD LED, Anti-Glare |
NATIVE RESOLUTION | 1920 x 1080 |
STORAGE | 500 GB PCIe® NVMe™ M.2 SSD |
NETWORKING | 10/100/1000 Mbps LAN (RJ-45) |
Wireless 802.11 b/g/n/ac | |
Bluetooth min. v4.0 | |
Hardware Standard | TPM 2.0 compatible with secureBoot |
OUTPUT DISPLAY PORT | HDMI |
PORTS | 2 x USB 3.0, |
1 USB Type-C® (USB Power Delivery, DisplayPort™ 1.4, Sleep and Charge) | |
SOUND | Build-in Speakers |
CAMERA | Integrated HD WebCam |
MICROPHONE | Integrated |
KEYBOARD LAYOUT | English International |
PREINSTALLED LICENSED OS | Windows 11 Pro |
WARRANTY | 2 years |
- Blerje 2 mouse wireless
1.2 Specifikimet: AIO ( All-in-one Computer )
Item | Specifications |
PROCESSOR | Intel Core – i5 (Gen 11) |
MAXIMUM BOOST SPEED | 4.0 GHz |
RAM | 16 GB |
GRAPHICS TYPE | Integrated Intel |
DISPLAY | 14.3”- 15.6” FHD LED, Anti-Glare |
NATIVE RESOLUTION | 1920 x 1080 (min) |
STORAGE | 500 GB PCIe® NVMe™ M.2 SSD |
NETWORKING | 10/100/1000 Mbps LAN (RJ-45) |
Wireless 802.11 b/g/n/ac | |
Bluetooth min. v4.0 | |
Hardware Standard | TPM 2.0 compatible with secureBoot |
OUTPUT DISPLAY PORT | HDMI |
PORTS | 2 x USB 3.0, |
1 USB Type-C® (USB Power Delivery, DisplayPort™ 1.4, Sleep and Charge) | |
SOUND | Build-in Speakers |
CAMERA | Integrated HD WebCam |
MICROPHONE | Integrated |
KEYBOARD LAYOUT | English International |
PREINSTALLED LICENSED OS | Windows 11 Pro |
Screen Size | 24 inch screen |
WARRANTY | Years |
Në varësi të çmimit të ofruar për njësi, diapazoni i blerjes do të jetë 4 AIO.
2.Kriteret e vlerësimit
Çmimi për njësi (80 pikë)
Emri (reputacioni) në treg i ofruesit (5 pikë)
Kushtet e pagesës (afati i pritjes,% e zbritshme etj.) (10 pikë)
Eksperiencat e mëparshme me biznesin (5 pikë)
Çmimi i ofruar duhet të paraqitet me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri produktit të listuar në rubrikën “çmimi”. Së bashku me ofertën, furnitori duhet të dorëzojë patjetër edhe një kopje te NIPT-it / licensës (Në rast se përveç çmimit të ofruar, furnitori aplikon edhe % zbritje atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë) kohezgjatja e dorëzimit të mallrave.
Oferta duhet të përmbajë edhe kohën e pagesës qe pretendohet nga ofruesi në rast se me të do të lidhet kontratë. Afati i paraqitjes së ofertës financiare do te jetë jo më vonë se data 20 Dhjetor 2024.
Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:
3.Procedura e dorëzimit të ofertave
Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë te printuar, firmosur nga personi i autorizuar në kompani, në adresën: Rruga “Perlat Rexhepi” Nj A. 5, Nd. 17, H.9, Ap. 20, Tiranë. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për paisje kompjuterike”;
Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: alo116@alo116.al Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Oferte financiare për paisje kompjuterike”.
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa kopje te NIPT-it, si dhe pa kohën e pretenduar të pagesës dhe dorëzimit të mallit, nuk do të merren në konsideratë.
4. Afati i vlerësimit dhe njoftimi
Afati i vlerësimit dhe përzgjedhjes do të jetë data 30 Dhjetor 2024. Për cdo informacion të metejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 4 2265741, ose email: alo116@alo116.al
Oferta që ka marrë pikët maksimale për tu kualifikuar do të njoftohet zyrtarisht nëpërmjet adresës së e-mail.
5.Disclaimer
Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron domosdoshmërisht ALO 116 Shqipëri që të lidhë kontratë për produktin e listuar sipas kësaj thirrje.Gjithashtu palët nuk duhen të jenë në konflikt interesi.
Shënim: Të gjitha kompanitë do të duhet të firmosin dokumentacionin si më poshtë:
- Politika e Mbrojtjes se Femijeve ne ALO116
- Deklarata e Konfliktit te Interesit
- Deklarata e Ndershmërisë, ku kompania deklaron se nuk është në situatën e falimentimit apo situata të tjera që mund ta penmgojnë atë të kryejë dorëzimin e mallit në kohë dhe sipas specifikimeve të kërkuara.