Linja e Këshillimit për Fëmijë – ALO 116 synon të këshillojë fëmijët nëpërmjet telefonit dhe ti referojë rastet në strukturat përkatëse. Filozofia jonë është të përfshijmë fëmijët në referimin e nevojave dhe problematikave që ata i shqetësojnë dhe ti ndërgjegjësojmë ata mbi të drejtat e tyre. Gjithashtu, shërbimet e linjës synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve nëpërmjet advokacisë dhe mbështetjes së një sistemi që i përgjigjet fëmijëve që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje. Vlerësimi dhe marrja në konsideratë e zërit të fëmijëve nëpërmjet ndërgjegjësimit të të gjithë partnerëve qendrorë dhe lokalë që punojnë me/për fëmijët. ALO 116 është një mundësi për cdo fëmijë që të asistohet në një moment delikat të jetës së tij/saj Linja e Këshillimit për Fëmijë është një vend ku e drejta e cdo fëmije për tu dëgjuar, për tu shprehur, për tu informuar dhe për të informuar të tjerët mbi situatën e tij/saj respektohet dhe ai/ajo merr shërbimin e duhur.