Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët. Ky shërim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: 116111 – Linja Kombëtarë e Telefonit për Fëmijë dhe ALO 116000 – Linja Kombëtare për Fëmijët e Humbur.
Ne jemi pranë fëmijëve dhe komunikojmë me ta, në moment delikate të jetës së tyre. Ne synojmë mbrojtjen dhe përmirësimin e mirëqënies së tyre nëpërmjet këshillimit, referimit dhe duke mbrojtur publikisht të drejtat e tyre. Ky shërbim nuk përjashton prindërit, edukatorët apo profesionistët që punojnë me dhe për fëmijët.
· Ne i përgjigjemi çdo telefonate 24 orë në 7 ditë të javës;7
· Ne jemi në dispozicion të gjithë fëmijëve duke ofruar shërbim falas;
· Ne i shërbejmë fëmijëve dhe të rinjve në nivel kombëtar;
· Ne ofrojmë këshillim dhe ndihmë për çdo fëmijë;
· Ne ofrojmë standardet më të mira të shërbimit për fëmijët dhe të rinjtë;
· Ne jemi të aksesueshëm për fëmijët dhe të rinjtë edhe në forma të tjera alternative, si nëpërmjet internetit apo shërbimeve postare.