1.1 Respektimi i të Drejtave:
Parimi
Linja e Këshillimit për Fëmijë- ALO 116, njeh dhe respekton të drejtat e të rinjve, fëmijëve dhe familjeve, duke ofruar një shërbim profesional në përputhje me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve.
Standardet
o ALO 116 paraqet të shkruar vizionin dhe deklaratën e misionit të saj e cila bazohet në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve.
o ALO 116 ka zhvilluar politika të qëndrueshme duke përcaktuar qartë rolin e saj me qëllim që përfituesit e shërbimit dhe aktorët e tjerë që ofrojnë shërbime të dinë se çfarë të presin prej saj dhe njëkohësisht se çfarë të ofrojnë.
o ALO 116 komunikon me fëmijët në përputhje me fazat e zhvillimit të tyre duke respektuar dhe duke dëgjuar me vëmendje çdo fëmijë.
o ALO 116 trajton të gjitha telefonatat (përfshirë dhe thirrjet testuese) nga fëmijët, të rinjtë dhe persona që janë të shqetësuar rreth çështjeve të fëmijëve, me të njëjtën rëndësi dhe përkushtim. o ALO 116 ka standardizuar një praktikë të mos-diskriminimit në shërbimet e saj dhe politikat e punësimit.
o ALO 116 ofron trainime dhe supervizim profesional për punonjësit dhe vullnetarët, për zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të tyre në trajtimin e të gjitha thirrjeve me respekt dhe në mënyrë konstruktive përfshirë dhe telefonatat testuese.
o ALO 116 disponon një sistem të posaçëm për të monitoruar cilësinë e përgjigjes që ofrohet nga këshilluesit. o ALO 116 ka politika dhe procedura formale dhe efektive për vlerësimin e ankesave dhe përmirësimin e shërbimeve mbi bazën e këtyre ankesave.
o Stafi i ALO 116 është gjithmonë i ndjeshëm ndaj nevojave të ndryshme të fëmijëve.
1.2 Aksesi në shërbim
Parimi
Linja e Këshillimit për fëmijë beson se çdo fëmijë duhet të ketë akses të drejtpërdrejtë në të gjitha shërbimet që ofrohen për ta.
Standartet
o Ky shërbim është në dispozicion 24 orë në 24, në çdo ditë të javës për të gjithë fëmijët dhe të gjithë adoleshentët në të gjithë Shqipërinë.
o Çdo telefonatë nga rrjeti fiks dhe celular kundrejt ALO 116 ofrohet falas për të gjithë fëmijët në Shqipëri falë bashkëpunimit me këto kompani.
o ALO 116 zhvillon strategji specifike për të nxitur përdorimin e shërbimeve nga të gjithë fëmijët që jetojnë në Shqipëri. o ALO 116 përdor strategji në rekrutimin e stafit për të tërhequr këshillues që reflektojnë diversitetin gjinor dhe kulturor të klientëve të saj.
o ALO 116 është në dispozicion edhe të fëmijëve që nuk kanë telefon, nëpërmjet postës dhe komunikimit me e-mail.
1.3 Pjesëmarrja e fëmijëve
Parimi
ALO 116 dëgjon dhe vepron duke u bazuar tek zëri i fëmijëve. Këndvështrimi dhe nevojat e tyre duhet të formojnë shërbimet që ofrohen për ta.
Standardet
o ALO 116 ka një procedure formale për pjesëmarrjen e sigurt të fëmijëve në të gjitha aspektet e saj.
o ALO 116 promovon dhe mbështet pjesmarrjen maksimale të fëmijëve në të gjitha shërbimet e saj.
o ALO 116 trajnon dhe mbështet stafin për të lehtësuar pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitete.
1.4 Konfidencialiteti dhe Privatësia
Parimi
ALO 116 beson se shërbimet e projektuara për fëmijët duhet të respektojnë të drejtën e fëmijëve për privatësi duke siguruar respektimin e konfidencialitetit.
Standardet
o ALO 116 ka një Deklaratë Konfidencialiteti që përshkruan se si informacionet e mbledhura nga fëmijët apo të tjerët që kanë kontaktuar shërbimin do të mbahen konfidenciale dhe private.
o ALO 116 u tregon telefonuesve se në çfarë rrethanash të dhënat e tyre nuk mund të mbahen konfidenciale, si përshembull kur një fëmijë ndodhet në një situatë rreziku për jetën.
o ALO 116 trainon këshilluesit për të shpjeguar limitet e konfidencialitetit dhe rastet në të cilat ky parim nuk mund të aplikohet, duke pasur në konsideratë Interesin më të Lartë të Fëmijës.
o ALO 116 aplikon një politikë të qëndrueshme në lidhje me menaxhimin e kërkesave të medias për informacion përsa i përket parimit të ruajtjes së konfidencialitetit.
1.5 Siguria
Parimi
ALO 116 është e angazhuar për të grantuar sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve që kontaktojnë ALO 116.
Standardet
o ALO 116 ka një politikë të brendshme për mbrojtjen e fëmijëve që është e bazuar në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve ku theksohet angazhimi i ALO 116 për garantimin e sigurisë së fëmijëve.
o Aktivitetet e ALO 116 janë të sigurta për fëmijët dhe komunitetin.
o Gjatë fazës së rekrutimit të stafit, ALO 116 aplikon procedura të standardizuara verfikimi, për të zvogëluar rrezikun e punësimit të personelit të cilët mund të abuzojnë me fëmijët.
o ALO 116 ka një procedurë të dokumentuar e cila përshkruan se si këshilluesi duhet të reagojë ndaj shqetësimeve të një fëmijë që është duke u keqtrajtuar.
o Stafi i ALO 116 është i trainuar për të kuptuar të drejtat e tyre dhe përgjegjësitë sipas politikave dhe procedurave për mbrojtjen e fëmijëve.
1.6 Advokatësia
Parimi
ALO 116 punon në ndërgjegjësimin publik për të drejtat e fëmijëve dhe për ndryshimin e politikave publike që janë të dëmshme për të drejtat e fëmijës.
Standardet
o ALO 116 ka një plan të advokimit që përcakton qëllimet, objektivat dhe hapat drejt arritjes së këtyre objektivave.
o Plani i ALO 116 përfshin aktivitetet advokuese që nxit të gjitha nivelet e shoqërisë për të marrë parasysh nevojat e fëmijëve. Kjo përfshin sfidat ekzistuese të legjislacionit dhe praktikat e besimet gjerësisht të pranuara.
o Plani i advokimit i ALO 116 përfshin nevojat e fëmijëve të margjinalizuar.