Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në institucionet përkatëse. Kjo linjë telefonike është pa pagesë dhe në dispozicion të fëmijëve 24/7. Duke marrë parasysh parimin e pjesëmarrjes së fëmijëve si një nga parimet themelore të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijëve, kjo linjë telefonike është në dispozicion të të gjithë fëmijëve që jetojnë në Shqipëri, në mbarë vendin. Qëllimi kryesor i ALO 116 është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kur ata ndodhen në situatë rreziku dhe të sigurojë një qasje të përshtatshme që të gjithë fëmijëve ti garantohen më shumë shërbime në kuadër të një sistemi mbrojtës efektiv dhe parandalues.