Tiranë, 29 Janar 2016-ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë, CRCA-Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijë dhe Banka Ndërkombëtare Tregtare (ICB Bank) ndërmorën një iniciativë për të ndihmuar me veshmbathje 120 fëmijë në kushte të vështira ekonomike, situate rruge, fëmijë jetim dhe fëmijë nga komunitetit rom. Ky është vitit i tretë radhazi që njëra nga bankat më të mëdhaja në vend në bashkëpunim me organizatat të shoqërisë civile kujdesen për fëmijët të cilët kanë më shumë nevoje për vëmendjen dhe solidarizimin e çdo aktori të shoqërisë. Ky është një shembull i mirë dhe praktike e sukseshme që vjen në kuadër të përgjegjmerisë sociale që duhet të tregojë komunitetit i biznesit.
Gjatë viti 2013 ALO 116 në bashkëpunim me ICB Bank kanë iniciuar një fushatë për mbledhje fondesh për fëmijët në nevoje. Pranë disa filiave të ICB Bank që nga viti 2013 janë të ekspozuara kuti dhurimi ku klientët dhe qytetarët kanë patur mundësi të dhurojnë për fëmijët në nevojë. Për realizimin e këtyre dhuratave u përdoren fondet e grumbulluara nga këto kuti dhurimi.
Kjo fushatë për të ndihmuar fëmijët në nevoje do të jetë permanente dhe për këtë arsye kutitë e dhurimit do të jenë të ekspozuara në vazhdimësi në filialet e ICB Bank në Tiranë. Çdo qytetar që dëshiron të ndihmojë fëmijët që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe sociale mund të japë kontributin e tij në kutitë e dhurimit. Aktivitetet të tilla me misione humanitare duhet të jënë shtyllë kryesore e principeve të shoqërisë dhe kompanive të biznesit.
