Fjala pedofili ngjall frikë në mendjen e prindërve sa here që ajo përmendet. Këta të rritur të cilët sillen në mënyrë të papërshtatshme seksuale ndaj fëmijëve jo vetëm që thyejnë ligjin por shkaktojnë shumë vuatje për viktimat dhe familjet e tyre por edhe për shoqërinë në tërësi. Në ditët e sotme kjo çështje diskutohet shumë hapur. Është e rendësishme që prindërit të MOS HARROJNË se shumica e viktimave të abuzimeve seksuale janë abuzuar nga dikush që ata e njohin. Rastet kur dhunuesit janë të panjohur janë shumë të rralla. Në shumicën e rasteve fëmijët nuk janë në gjëndje të mbrojnë veten. Pra prindërit duhet që të mbrojnë dhe edukojnë fëmijët e tyre mbi rreziqet. Është e nevojshme një qasje e balancuar për prindërit në mënyrë që të lejojnë fëmijët të kenë marrdhënie me njerëz të ndryshëm.
Çfarë janë pedofilët?
Psikiatria i përkufizon pedofilët si persona mbi moshën 16 vjeç, për të cilët fëmijët femra apo meshkuj, përbëjnë objekt seksual të preferuar ose është objekti i vetëm seksual që identifikohet nga ata. Pedofilët janë njerëz që abuzojnë seksualisht me fëmijët, pavarësisht nga gjinia e tyre.Shpesh ata besojnë se në qoftë se nuk janë të dhunshëm, ata nuk janë duke kryer abuzim. Ata gjithashtu besojnë se nëse fëmijët nuk tregojnë rezistencë ateherë ata pëlqejnë sjelljen e tyre. Pedofilët besojne se sjellja e tyre nuk është e gabuar dhe është krejtësisht e ligjshme. Pedofilët gjithashtu referohen edhe si ngacmues seksual të fëmijëve ku përfshihen të gjitha format e abuzimit seksual. Abuzimi seksual klasifikohet edhe si sugjerim seksual duke treguar pornografi, përkëdhelje, puthje, prekje, masturbim, seks oral dhe penetrues.
Profili i pedofilëve
Do ishte shumë mirë nëse pedofilët do të dukeshin njësoj, kjo do e bëntë më të lehtë identifikimin e tyre. Pedofilët duken njësoj si çdo pjestarë tjetër i komunitetit. Pedofili mund të jetë një person i besuar i familjes, një lider ne komunitet, miku juaj, fqinji juaj, babai i shokut/shoqes së fëmijës tuaj. Disa nga faktet më të njohura për pedofilët përfshijnë:
• Pedofilët janë shpesh në pozita të pushtetit apo autoritetit dhe ata e përdorin këtë për të kërcënuar fëmijën.
• Pedofilët mund të ketë mundësi për të fituar besimin dhe miqësinë e familjës gjatë një periudhe kohore. Fitimi I besimit me kalimin e kohës quhet “grooming”.
• Abuzuesit shpesh kanë hobe që i tërheqin fëmijët.
• Pedofilët I bëjnë fëmijët te ndihen special duke krijuar “sekrete” dhe I terheqin pas vetës duke shfrytëzuar kuriozitetin e fëmijëve.
• Pedofilët pozicionohen brenda komunitetit që të jenë sa më afër fëmijëve.
• Pedofilët kërkojnë “viktimat” e tyre në vendet ku fëmijët janë të pashoqëruar si parqe, dyqane, plazhe etj.
• Tani pedofilët perzgjedhin “viktimat” e tyre edhe në Internet, në rrjetet sociale, në dhomat e chat-it etj.
Si mund ta mbroni fëmijën tuaj?
Ka shumë gjëra që një prind mund të bëjë në mënyrë që të mbrojë fëmijën e tij, megjithatë jo çdo gjë është e pagabueshme.
Disa rregulla të arta për prindërit përfshijnë:
- Tregohu dyshues për çdo të rritur i cili tregohet i intersuar dhe kalon kohë më fëmijën tuaj më shumë se ju. Pedofilët tregohen të kujdeshëm për fëmijën tuaj në mënyrë që të fitojnë besimin tuaj dhe pastaj të qëndrojnë vetëm me ata.
- Tregohu i kujdesshmë ndaj njerëzve të cilët janë tepër të dashur me fëmijën tuaj ose bëjnë dhurata me tepri.
- Tregohu i vëmëndshëm kujt ja besoni fëmijën tuaj. Vëzhgoje fëmijën për reagimet dhe sjelljet që shfaq ndaj atij personi.
- Foli fëmijës për pjesët e ndryshme të trupit dhe cilat janë pjesët private. Shpjegoji fëmijës se në rast se dikush tenton apo prek ato pjesë duhet me patjetër të të tregoje dhe ty pa marrë parasysh se kush është personi.
- Tregoji fëmijës tuaj se në qoftë se ata janë në një situatë të keqe kur dikush i ka frikësuar duhet me patjetër të largohen sa më shpejtë nga ia vend. Gjithashtu tregojini se duhet me patjetër ti tregojnë për atë çfarë ka ndodhur nje personi të besuar.
- Mësojeni fëmijën tuaj që kurrë nuk duhet të ketë sekrete.
- Sigurohuni që fëmija juaj gjithmonë të shkojë në shkollë dhe të kthehet nga shkolla me një të rritur ose me grup fëmijësh të tjerë (në moshë të përshtatshme).
- Përgjigjur pyetjeve të fëmijëve tuaj sinqerisht edhe nëse tema është e turpshme.
- Mësojeni fëmijën tuaj që kurrë nuk duhet të shkojnë në tualete publike vetëm.
- Gjithmonë sigurohuni se ku është dhe me kë është fëmija juaj.
Keto rregulla do ju ndihmojnë të mbroni fëmijën tuaj sepse fëmijët nuk janë në gjëndje të mbrojnë veten e tyre.
Si mund ta kuptoj nëse fëmija im është abuzuar seksualisht?
Mund të jetë e vështirë për prindërit ose kujdestarët që ta evidentojnë nëse fëmija e tyre është abuzuar. Prindërit shpesh fajësojnë veten për mos evidentimin e shenjave. Kjo megjithatë nuk do të thotë se ju nuk keni një marrëdhënie të mirë me fëmijën tuaj, ose ju nuk jeni një prind i mirë. Lista e mëposhtme është një përmbledhje e sjelljeve të mundshme. Është e rëndësishme që të bëhet nje hetim i plote rreth çdo dyshimi prindëror.
- Një fëmijë i abuzuar mund të shfaqë sjellje jo të zakonshme seksuale apo njohuri që nuk janë të përshtatshme për moshën
- Një fëmijë i abuzuar seksualisht mund të ketë skuqje të pashpjegueshme ose dhëmbje në zonat gjenitale
- Një fëmijë i abuzuar seksualisht mund të veprojë jashtë karakterit të tij, bëhët më i tërhequr nga aktivitetet e përditshme, manifeston agresivitet, përjeton makthe, urinon natën në krevat
- Një fëmijë i abuzuar seksualisht shfaqë sjellje për vetëdëmtim apo mund të largohet nga shtëpia
Këto sjellje mund të jenë një tregues i abuzimit seksual, ato gjithashtu mund të tregojnë dhe probleme të tjera. Çdo fëmijë që shfaq këto sjellje ka nevojë për ndihmë. Çdo fëmijë i abuzuar seksualisht ka nevojë për mbeshtetje, dashuri dhe siguri nga njerëzit që e rrethojnë. Këshillat profesionale janë gjithashtu të nevojshme.
Çfarë vështirësish hasin prindërit hasin prindërit në raportimin e abuzimeve?
Kur një fëmijë informon prindërit për abuzimin seksual, prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes ndjejnë një gamë të gjërë të emocionesh.
- Prindërit dhe familjarët mund të ndjehen të frikësuar nësë abuzuesi rezulton të jetë një anëtar i njohur dhe i respektuar i komunitetit
- Ndjehen të kërcënuar ose kërcënohen nga abuzuesi
- Ata nuk duan që ta ekspozojne situatën nësë abuzuesi është një pjestar i familjes
- Ata mund të duan ta mbrojnë fëmijën nga ekspozimi me sistemin ligjor
- Ata nuk duan që të përfshihen por përkundrazi duan që ta harrojnë atë që ka ndodhur
- Ata mund të ndjehen të turpëruar nga ajo çfarë ka ndodhur
Abuzimi seksual ndikon në jetën e viktimave, këto krime duhet të raportohen. Pedofilët mund të kenë abuzuar edhe fëmijë të tjerë për këtë arsye është jetike që ata të ndalohen!
Raportoni prane ALO 116-Linja Kombetare e Keshillimit per Femije 24 ore pa pagese çdo ditë të javës